Orët, syzet, çantat, janë disa nga detajet të cilat kompletojnë imazhin tonë, e që shumica nga ne i kemi fiksim dhe nuk dalim dot pa to.
Helfer Lifestyle i cili ndodhet në Grenchen të Zvicrrës është dyqani i cili do bëjë klientët të ndjehen të veçantë, qoftë në përditshmëri e po ashtu edhe në data të rëndësishme.
Shumëllojshmëri modelesh, brendeve dhe kualitetit, janë vetëm disa pika të forta të kësaj adrese e cila padyshim se do kthehet në favoritin tuaj, ndërkaq vëmendjen sigurisht na tërheq ora HELFER, për të cilën vijojnë detajet në vazhdim.
Kushtrim Musliu pronar i kompanisë “HELFER- Geneva ” në Zvicërr arriti të nënshkruaj marrëveshjen për promovim dhe sponsorim të këtij brendi me artistin i cili gëzon famë botërore, Jean Cloud Van Damme.
HELFER ofron një koleksion të mahnitshëm orësh për njerëz dinamikë dhe të suksesshëm. Cilësia zvicerane dhe çmimet tërheqëse me pakicë janë dy nga pikat më kyçe të kësaj kompanie.
Të gjitha orët e Helfer janë bërë vetëm me materialet më të mira, xham safir anti-reflektues dhe superkuarc.
Helfer Watches është brendi parë në botë që ofron Garanci Ndërkombëtare 12 vjeçare. Çdo orë vie me 2 rripa të këmbyeshëm me QCSS të patentuar.
T e nënshkruash kontratë me yllin siç është Van Damme për promovimin e orëve Helfer është sukses i cili flet dhe premton shumë, ndërkaq për të gjithë ata që vizitojnë Helfer Watches, sigurisht se nuk do jetë hera e fundit!