Nënat dhe fëmijët shqiptarë brenda kampit Al Hawl po keqtrajtohen.
Një mesazh i mbërritur në redaksinë e A2 tregon se shqiptarët e mbetur në kampin Al Hawl po keqtrajtohen nga gratë e radikalizuara.
Motivet, sipas mesazhit, janë se pjesa më e madhe e tyre duan të largohen për në vendet e origjinës, por nuk lejohen.
Disa prej tyre keqtrajtohen, edhe pse kanë celular dhe vijojnë të flasin me të afërmit e tyre.
Një shtetase arabe, e njohur e Mentije Dumanit, që humbi jetën në Al Hawl, tregon se Eva Dumani vijon të jetë brenda kampit, ndërsa ka qëndruar me një grua boshnjake.
Prej kohësh, Hajrije Taushani, Elona Shuli, Myrvete Dibra, Eva Dumani dhe Emanuela Daci vijojnë të mbeten brenda kampit Al Hawl, ndërsa situata sa vjen e agravohet, në një kohë që shtetet e ndryshme mund të riatdhesojnë shtetasit e tyre.
Diçka të tillë bëri Kosova dhe Maqedonia e Veriut, së bashku dhe me burrat që mbaheshin në burgun Al Hassakah.