Qytetarët e Republikës së Kosovës me 6 tetor të këtij viti do të zgjedhin kryeministrin e vendit dhe deputetet që do ti përfaqësojnë interesat e tyre në Kuvendin e Kosovës.

E në listën për deputete është edhe zonja Shukrije Bytyqi nga radhët e kualicionit NISMA- Akr-PSD, shkruan “Kosovarja”.

Bytyqi është nga femrat më të votuara në zgjedhjet e kaluara me mbi 6 mijë vota dhe e cila shihet e duhura edhe për mandatin e ardhshëm në Kuvend.

Shukrije Bytyqi, njihet si një femër e zonja e cila gjatë mandatit të saj si deputete kontriboi shumë për qytetarët duke u përfshirë në qështje të rëndësishme për vendin.

Ajo ushtroi funksione të shumta dhe jashtëzakonisht të rëndesishme, njëherësh u bë zë aktiv i popullit, duke përfaqësuar interesat jetike të vendit.

Ish-deputetja e Kosovës, Shukrije Bytyqi nga rradhët e Nismës Socialdemokrate bartë numrin 30✅ në listen e të nominuarve për deputet!

Bytyqi , është një vlerë e dëshmuar tashmë, dëshmi e qartë për intelektualitetin, moralin dhe parimet e saj, profesionalizmit si dhe transparencës me qytetarët, ketë e ka dëshmuar ndër vite duke qenë gjithmonë afër qytetarëve./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË