Shumë gjenerata janë rritur me këngët e saj, e cila suksesshëm e nisi karrien qysh e re dhe nuk e ka ndërmend të ndalet, shkruan “Kosovarja”.
Shyhrete Behluli është njëra ndër këngëtaret më të dashura të muzikës popullore. Ajo për vite me radhë i servoi publikut muzikë të mirëfilltë e këngë hite që dëgjohen akoma.
Me punën dhe vullnetin e saj e bëri për vete publikun shqiptarë kudo në botë. E përveç performancës së shkëlqyer ajo u vlerësua edhe për paraqitjet e saj plotë elegancë.
Vitet po kalojnë e Shyhretja veç po rinohet, madje shpesh nuk dallon nga vajzat e saj.
Kjo gjë dëshmohet edhe në këtë foto që këngëtarja ka ndarë në Instagram.
Ajo ka dalë bashkë me vajzën e saj të madhe Njomzën e që duken si dy shoqe, jo si nënë e bijë. Shikojeni dhe binduni!/Kosovarja/