Ndërkohë që zyrtarisht akoma nuk ka filluar stina e dimrit, bora e parë veçse e ka paralajmëruar ardhjen.

E disa pjesë të Kosovës, siç janë vendet turistike dimërore kanë filluar të mbushen me vizitor, dashamirës të dimrit, shkruan “Kosovarja”.

Këtij karvani vizitorësh iu bashkëngjit sot edhe këngëtarja e mirënjohur Shyhrete Behluli.

Ajo bashkë me Engjëllushen, Lumin dhe mbesën e saj Njolinen qëndruan në Brevovicë.

Nga atje janë ndarë imazhe në rrjetet sociale për ndjekësit e shumtë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË