Shyhrete Behluli shpesh ka treguar për dashurinë dhe mbështetjen që ka nga familja e saj, qoftë nga bashkëshorti apo fëmijët.

Familjen e madhe të këngëtares së dashur e njeh edhe publiku, disa për shkak të karrierës e të tjerët krah famës së Shyhretës, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja ka tri vajza e dy djem, të gjithë të rritur dhe të ‘zotët e vetës’. E gjithë familja jetojnë një jetë të mirë dhe të lakmueshme. Ata janë të begatuar me të mira materiale dhe poashtu kanë shëndetin dhe dashurinë e njëri-tjetrit.

Familja mblidhen shpesh bashkë për qejf duke kaluar momente të mirë e kohë të çmuar.

Për qejf po shëtisin edhe këto ditë në Turqi duke vizituar vende të ndryshme të këtij shteti të bukur.

Një portret familjar ka publikuar Engjëllusha ku shihet bashkë me nënën, motrën Gresën dhe vëllaun e vogël Lumin.

Të gjithë duken bukur e veçmas Shyhretja e cila vjen këndshëm në përqafimin e fëmijëve./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË