Artistet gëzojnë raporte të mira shoqërore Këngëtarja e mirënjohur Besa Kokëdhima është ndër emrat më të njohur të estradës muzikore.

Kohëve të fundit ajo ishte më pasive sa i përket projekteve muzikore, megjithatë nuk iu ka munguar fansave të saj me postime të ndryshme në rrjete sociale, shkruan rtv21.tv Së fundi këngëtares iu parashtruan disa pyetje nga ndjekësit e saj në Instagram, në mesin e të cilave edhe për Elvana Gjatën. Në pyetjen se çka është Elvana për Besën, ajo iu përgjigj kështu: “Ajo është shoqja ime e ngushtë. Motra ime. Çdo ditë nuk takohemi, por kur takohemi, asgjë nuk ndryshon!

Ne vazhdojmë aty ku e kemi lënë”, ka thënë Besa. Madje, dikush nga fansat e pyeti atë se cili është mendimi i saj për Elvanën, ajo iu përgjigj: “E talentuar, inteligjente, e hareshme, e ëmbël, ambicioze, e besueshme, punëtore, perfeksioniste, e bukur”, ka thënë Besa. Kujtojmë se dy koleget gëzojnë raporte të mira shoqërore. Sa i përket angazhimeve muzikore, Besa qe një vit nuk ka lansuar ndonjë projekt muzikor. I fundit ishte bashkëpunimi i saj me Elinelin, kënga “Mos m’le me ra”, që u pëlqye mjaft shumë nga fansat e dyshe. Ndërkohë që këngëtarja ka paralajmëruar se do t’i sjellë dy projekte të reja muzikore./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË