Fryma e saj është ndjerë për vite me radhë, që atëherë kur Arta Bajrami u shndërrua në senzacion për shkak të kultivimit të muzikës RNB, shkruan “Kosovarja”.

Arta ka ndryshuar stil, por ka mbetur e pëlqyer. Ajo, së fundi ka paralajmëruar një këngë të re, e cila është rrugës. Edhe në këtë projekt që po vjen ka punuar me vëllian e saj, Don Arbas.

Gjatë karrieres së gjatë, padyshim që këngëtares i kanë ndodhur shumë gjëra. Arta, ka treguar për revisten “Kosovarja” një histori interesante nga një koncert.

“Në një koncert në Suedi kisha të veshur një minifund dhe njëri provonte të më fotografonte nga “poshtë”.

Nuk e keni idenë sa shpejt ja kam kapur telefonin nga dora”, ka thënë ajo, duke vazhduar:

“Unë vazhdova me performancën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Por pastaj e luta sigurimin ta sjellin at djalin në dhomën ku rrija në backstage, ai më kërkoj falje dhe unë ja ktheva telefonin.

Përndryshe unë tani më shumë po ftohem nëpër dasma. E në dasma ndodhin shumë gjëra nga ato më emocionalet deri te ato më të hareshmet”.

MUND TË JU PËLQEJNË