Për të mos u detyruar t’i ngjyrosni dyert dhe dritaret kjo është këshilla si t’ua ktheni ngjyrën me përbërës natyralë dhe pa përdorim të preparateve kimike, transmeton Telegrafi.

Nuk është rast i rrallë që dyert dhe dritaret e bardha të marrin nuancë të pakëndshme të verdhë posaçërisht nëse në ambient pihet duhan.

Kështu ndodh edhe nëse në ambient nuk pihet duhan nga vetë pluhuri në to.

Prandaj, nëse ngjyra e bardhë ka marrë nuancë të pakëndshme të verdhë, merrni sodë bikarbonati, limontoz dhe ujë dhe me atë tretje, të njomur në leckë pambuku, lustroni dyert.

Sërish do të kthejnë ngjyrën e patër të bardhë, ndërkaq ngjyra e dyerve nuk do të dëmtohet.

MUND TË JU PËLQEJNË