Vala

Ngjyra e dashurisë çdo herë ka tërhequr syrin e mashkullit. Të gjitha hulumtimet vërtetojnë se femrat të veshura në të kuqe janë më tërheqëse për meshkujt. Nxirreni fustanin e kuq nga vitrina juaj dhe mos u mendoni dy herë.

Femrat dëshirojnë të jenë sikur ajo, kurse meshkujt – me atë. Femra me tërheqje magnetike ka sharm dhe karizmë që nga distanca kap përfaqësuesit e gjinisë së kundërt. Sigurisht shumë herë jeni pyetur se si disa femra me bukuri mesatare janë aq të papërmbajtshme saqë meshkujt nuk mund ta largojnë shikimin nga ato. Ata në vete posedojnë X faktorin me të cilin aspirojnë të gjithë të tjerat.

Meshkujt janë krijesa vizuele. Ata e zgjedhin “gjahun” e tyre sipas asaj që e shohin, e pastaj kalojnë në njohjen e bukurisë së brendshme.

Por, derisa disa femra fokusohen vetëm në përmirësim të pamjes së tyre të jashtme, femra “magnet” e di që magjia e papërmbajtshmërisë është bashkim i bukurisë së brendshme dhe asaj të jashtme. Që të bëheni magnet për gjininë e kundërt, fillimisht duhet që t’i largoni të gjitha barrierat që ju bëjnë të pasigurta dhe të pakënaqura nga vetja, që ju ndalojnë të argëtoheni dhe të kënaqeni në atë që jeni ju. Ja se si ta shfaqni versionin tuaj më të mirë dhe të bëheni magnet për gjininë mashkullore:

Ngjyra e kuqe

Ngjyra e dashurisë çdo herë ka tërhequr syrin e mashkullit. Të gjitha hulumtimet vërtetojnë se femrat të veshura në të kuqe janë më tërheqëse për meshkujt. Nxirreni fustanin e kuq nga vitrina juaj dhe mos u mendoni dy herë. Jo vetëm që do të bëheni magnet për shikimet e meshkujve, por edhe do të ndjeheni si “tërheqëse fatale”.

Silluni si zonjë

Meshkujt dëshirojnë femra që sillen sikur zonja. Mësoni si të lëvizni në mënyrë elegante, si të pezulloni lëvizjet që zbulojnë nervozizmin tuaj (lëvizje e këmbës, prekja e fytyrës, kafshimi i buzëve) dhe keni sjellje të mira. Femra magnet çdo herë e shfaq feminitetin e saj, sepse e di që pikërisht ajo i çmend meshkujt.

Veshja

Kombinimet e modës që ndjekin tendencat e fundit ndoshta do të sjellin psherëtima tek shoqet tuaja, por tek meshkujt mund të kalojnë pa u vërejtur, edhe nëse kanë efekt të keq. Femrat kanë tendenca që të rregullohen për të impresionuar njëra tjetrën, e jo për t’i magjepsur meshkujt. Për të “robëruar” shikimet e gjinisë më të fortë, më e rëndësishme është që të ndjeheni komode në atë që keni veshur.

Argëtimi

Meshkujt nuk do të ju afrohen nëse bëheni të pakapshme dhe nëse nuk i jepni dritë të gjelbër. Dilni me idenë se kërkoni argëtim, e jo partner. Shumë femra me status “single” dalin me mendimin “Sot duhet të gjej një djalë”, e pastaj i zë gjumi të zhgënjyera në pritje të atij të vërtetit. Të zëna me misionin e tyre ata humbasin argëtimin dhe kanë pamje të ashpër, kurse kjo aspak nuk është tërheqëse për gjininë e kundërt. Kur dilni jashtë, qëllimi juaj duhet të jetë argëtimi. Qeshuni. Buzëqeshja është arma më e fortë e një femre. Ajo reflekton personalitet miqësor dhe të ngrohtë – atë që e dëshiron çdo mashkull.

MUND TË JU PËLQEJNË