Vala

Tani që vapa është e madhe dhe ne duam njëkohësisht të nxihemi dhe të kujdesemi që dielli mos të na dëmtojë lëkurën duhet të jemi pak më të kujdesshëm se zakonisht. Për këtë na ndihmojnë ndihmat e dermatologëve, që janë shumë të vlefshme.

Gjithmonë përdorni SPF

Është tepër e rëndësishme që kremi juaj i ditës të përmbajë SPF, që të mbrojë lëkuren tuaj nga rrezet e diellit. Shpesh harrojmë se sa i dëmshëm është dielli gjatë kësaj periudhe dhe prandaj na nevojitet një krem që përmban SPF.

Përdorni hidratues ose konsumoni vaj peshku

Ne qoftë se lëkura juaj është e thatë edhe e ashpër është e nevojshme të përdorni hidratues. Një mënyrë tjetër do të ishte konsumi i vajit të peshkut, i cili është perfekt për te balancuar efektin qe shkaktohet nga kalimi nga një periudhë e ftohtë në një periudhë të ngrohtë.

Përdorni eksfoliues për lëkurën

Lëkura juaj ka nevojë që të largojë qelizat e vdekura që mbeten në sipërfaqe të lëkurës dhe në këtë mënyrë një eksfoliues është shpëtimtari juaj. Përdorni eksfoliues në formën e kremit, pasi është më i përshtatshëm, kurse një eksfoliues me kokrriza mund ta irritojë lëkurën tuaj dhe kjo do të ishte shumë e dëmshme.

MUND TË JU PËLQEJNË