Vala

Jo Serbia, por është Republika e Kosovës ajo që duhet të kërkojë kushte nga Serbia e, pastaj, dialog me Serbinë, shkruan “Kosovarja”.

Serbia ka nevojë për dialog me Kosovën, nga e cila është mësuar të përfitojë në BE. Ekipet e deritashme negociatore të Kosovës kanë shkelur mbi parime krimesh, e që i ka bërë Serbia në Kosovë dhe që është dashtë të jenë kritere për dialog me Serbinë.

Ua kujtojmë se Vuçiçi, menjëherë pas taksës, ka deklaruar se “Serbia nuk bisedon me Kosovën pa u hequr taksa për mallrat serbe në Kosovë!”.

E, nëse Serbia e ka shndërruar në kriter mosdialogimin me Kosovën për shkak të taksës, pse Kosova nuk ka kërkuar, të paktën, plotësimin e disa kushteve nga Serbia dhe BE-ja si kritere për dialog, si:

Gjetja dhe kthimi i mbi 1600 të pagjeturve shqiptarë tek familjarët e tyre;

Pastrimi i sistemit paralel të MUP-it serb nga Kosova;

Pranimi i dokumentacionit me logon Republika e Kosovës në vendkalimet kufitare me Serbinë;

Respektimi i Kosovës në CEFTA, konform marrëveshjes për tregti të lirë;

Heqja e shqiptarëve të Kosovës nga lista e INTERPOLI-t, që ka qenë dhe është akoma sfidë e rëndë për shtetin dhe banorët e Kosovës;

Mospengimi i integrimit të Kosovës në UNESCO dhe në INTERPOL;

Dhe, të mos bisedohet me Serbinë pa kërkim-falje për krimet dhe gjenocidin mbi shqiptarët gjatë kohës së luftës.

Sepse, Serbia lëre më që e ka kriminalizuar dhe terrorizuar Kosovën në luftë, por ajo po e kriminalizon edhe me dialog, duke i shkelur të gjitha normat etike dhe juridike, prej nga ka përfituar nga mospërgatitja e delegacioneve shtetërore të Kosovës dhe, madje, duke vendosur kushte se nuk bisedon me Kosovën pa u hequr taksa!

Çuditërisht, Serbia në tre-katër vjetët e fundit e ka paraqitur popullin serb si viktimë e shqiptarëve!

Madje, kjo po ndodhë qe sa vjet edhe në OKB, në sesionet e rregullta të OKB-së për Kosovën!

Andaj, Kosova nuk duhet të pranojë dialog pa kushte me Serbinë.

Madje, edhe BE-ja ka çka i kërkon Serbisë si kushte:
Haga e kërkon çetnikun serb Vojisllav Sheshelin në rigjykim, kurse Serbia është nënshkruese e marrëveshjes për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës.

Mirëpo, Vuçiçi dhe Bërnabiçi nuk e dorëzojnë Sheshelin në Hagë, kurse BE-ja nuk e kushtëzon Serbinë me asgjë që ta dërgojë!

BE-ja e ka toleruar përtej maksimumit Serbinë në lojën me shtetet e Ballkanit! Madje, Serbia, në të kundërtën, është favorizuar në raport me republikat e ish-Jugosllavisë, ku edhe ka bërë krime dhe gjenocid!

Shtrohet pyetja: Për çfarë drejtësie flet BE-ja? Safet Krivaça /Kosovarja?

MUND TË JU PËLQEJNË