Vala

Mosmarrëveshjet shpesh çojnë në konflikte mes çifteve. A ka ndonjë mënyrë që çiftet të mos debatojnë fare? Jo, nuk ka mundësi

Të gjitha çiftet zihen, por ne sot do t’ju vijmë në ndihmë me disa këshilla se si të pajtoheni pasi keni pasur një “luftë” të keqe me partnerin tuaj:

1. Numëroni deri në 10

Seriozisht, kjo metodë funksionon! Kur dëgjoni diçka që nuk ju pëlqen dhe nuk bini dakord me të, merrni frymë thellë dhe numëroni deri në 10. Ju nuk dëshironi ta lëndoni partnerin nga një debat i momentit apo jo?

2. Përcaktoni një sinjal “stop” për të dy

Kur një debat me partnerin po arrin në një pikë të keqe është e rëndësishme të ndaloni dhe të përdorni një sinjal sekret, që do të thotë pajtim. Për shembull, mund të jetë një gjest ose një fjalë qesharake. Ky është si një sinjal, që durimit tuaj i ka ardhur fundi.

3. Mos u mundoni të fitoni

Nuk është ajo që dëshironi apo jo? Ju nuk mund të keni gjithmonë të drejtë. Në një debat me të dashurin tuaj, nuk ka “i drejti dhe i gabuari”. Edhe nëse nuk bini dakord për diçka, nëse ziheni me partnerin, humori juaj do të ndryshojë. Mos e merrni debatin si një luftë që duhet ta fitoni vetëm ju.

4. Disa çështje thjesht nuk vlejnë për t’u diskutuar

Është krejtësisht normale të keni dallime mendimi, veçanërisht kur duhet të mësohemi me mënyrat e jetesës së njerëzve të tjerë. Por ka çështje që nuk vlejnë për t’u diskutuar. Madje ato ju shkaktojnë vetëm stres dhe pakënaqësi.

5. Jepini partnerin tuaj një përqafim

Kur ka një keqkuptim apo mosmarrëveshje, gjëja e fundit që dëshironi të bëni është që të keni kontakt fizik me atë që qëndron para jush. Megjithatë, çdo kontakt me prekje ju kujton se e doni këtë person dhe doni të jeni së bashku. Mos kini frikë të kërkoni një përqafim dhe jini mjaft bujar për t’i dhënë atij një përqafim. Kjo mund të ndihmojë në shmangien e një zënke më të madhe.

6. Është Ok të shkoni në shtrat të zemëruar

Edhe nëse mendoni ndryshe, ekspertët thonë se nuk është e nevojshme të arrihet një marrëveshje ditën kur keni pasur një zënkë të madhe. Merrni kohën tuaj, pushoni sa duhet dhe përpiquni të zgjoheni herët ditën tjetër. Mos u shqetësoni: asgjë e keqe do të ndodhë në marrëdhënien tuaj gjatë natës.

7. Bëni pak humor

Bëni një batutë. Është një mënyrë e shkëlqyer për të thyer tensionin. Mos u përpiqni të jeni ironik apo të egër ndaj partnerit tuaj – vetëm një gjest i pafajshëm ose një fjalë qesharake gjithmonë ndihmon. /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË