Vala

Sado të përpiqemi, muajt e verës vështirë se na lejojnë të përdorim shumë fondatinë. Kështu duam s’duam, njollat e diellit nga vera e shkuar bien më shumë se kurrë në pah

Nëse nuk ndiheni rehat me to dhe dëshironi t’i zbehni e bëni sa më pak të dukshme (përmes disa mënyrave natyrale), ky artikull është bërë posaçërisht për ju.

Lëng limoni

Lëngu i limonit është përdorur historikisht për pastrimin e lëkurës duke ndikuar pozitivisht edhe te njollat e diellit. Natyra acidike e tij do të krijojë një ndjesi djegieje, por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Shtrydhni një limon, njomni pak pambuk në të dhe masazhoni lehtë zonat që dëshironi. Lëreni për disa minuta në lëkurë dhe më pas shpërlajeni mirë e mirë me ujë. Përsëriteni procedurën 3 herë në javë.

Aloe Vera

Kush më mirë se aloe vera do të bënte mrekulli edhe me njollat tuaja të diellit. Merreni sasinë xhelatinoze, përziejeni me pak vitaminë E dhe lëreni për 20- 30 minuta në lëkurë. Përsëriteni 2 herë në ditë.

Shalqi

Shalqiri është gjithashtu shumë i këshillueshëm për lëkurën falë vitaminave A, B dhe C që përmban. 3 herë në javë masazhojeni fytyrën me pjesën e brendshme të shalqirit (këshillohet zemra), lëreni për 30 minuta dhe përsëriteni 3 herë në javë.

Uthull molle

Një tjetër mënyrë natyrale për të luftuar shenjat e diellit është uthulla e mollës. Merrni një lugë çaji uthull molle, përziejeni me një lugë limon dhe vendoseni në pjeset problematike. Lëreni gjatë gjithë natës dhe lajeni fytyrën në mëngjes. Përsëriteni të paktën për 6 javët në vazhdim.

Domate

Domatja është një antioksidant i jashtëzakonshëm për lëkurën. Shtrydhni një kokërr domateje dhe lëreni për 30 minuta në lëkurë. Nëse dëshironi shtojini edhe një luge çaji qumësht.

Kastravec

Shtrydhni një kastravec dhe shtojini 2-3 lugë gjelle lëng limoni. Vëreni në lëkurë dhe lëreni të thahet. Më pas lajeni me ujë të ngrohtë. Maskën mund ta bëni 1 ose 2 herë në javë.

Ndërkohë, për të mos lejuar krijimin e njollave të tjera bëni kujdes: shmagni ekpozimin në diell gjatë orareve të drekës, përdorni krem dielli me mbrotje jo nën 30 SPF, i cili duhet aplikuar çdo dy orë, 20 minuta para daljes jashtë shtëpisë/punës. Po kështu përdorni aksesorin ndihmues e mbrojtës, kapelen!

MUND TË JU PËLQEJNË