“Duhet të mësosh më shumë, në qoftë se dëshiron notë kaluese një herë, e, pastaj, edhe notë më të lartë. Pse nuk po mëson? Çka po bën në shtëpi? Kush po të pengon?”, ishin fjalët e profës tim, që m’i tha aso kohe, shkruan “Kosovarja”.

Një çudi e pa përshkruar ndodhte me mua, pikërisht në gjysmë-vjetorin e parë të vitit të katërt, e që edhe ishte viti i fundit për mua, sepse në mua gjithnjë e më shumë po zgjohej një ndjenjë e pa përshkruar deri atëherë.

Për absurdin më të madh, nuk mund të koncentrohesha në mësim, sepse mendtë më fluturonin gjithandej…

Disi, si pakuptueshëm, po i kthehesha vetvetes, së pari, duke u shikuar më gjatë në pasqyrë, e, së dyti, duke u veshur e pispillosur më ndryshe se deri atëherë.

Ëndrrat si në “1001 net”
Isha e vetëdijshme se kohëve të fundit më kishin rrokur do farë ethesh të çuditshme: e ndjeja së tepërmi mungesën e një mashkulli, me të cilin do t’i përjetoja puthjet, ledhatimet dhe të shkoja me të në shtrat, që t’i përjetoja “përralla si në 1001 net”.

Isha vetëm 18 vjeçe dhe, ç’është më e rëndësishmja, e virgjër. Kjo edhe më pengonte, por edhe më trimëronte përpara prindërve të mi nëse kishin ndërmend t’më fejonin me zakone të vjetra.

Ndonjëherë, kur më kapte sëkëlldia, kur ndodhesha brenda katër mureve krejt vetëm, merrja telefonin dhe shtypja ndonjë numër, madje edhe të panjohur, vetëm e vetëm që të dëgjoja ndonjë zë mashkulli, sa për të thyer monotoninë që më kaplonte.

Madje, si e përdalë që isha, ndonjëherë, të panjohurit në telefonin i bëja edhe pyetje provokuese, si, bie fjala, sa herë dëshiron të bëjë dashuri gjatë javës, sa femra dëshiron t’i ndërrojë gjatë javës, e shumë të tjera të ngjashme.

E, në realitet, unë as që kisha haber se ç’është dashuria dhe seksi…

Kishte edhe net kur pjesën më të madhe të natës e kaloja duke shikuar në telefon ndonjë video erotike, sepse pamjet e tilla më ndiznin edhe më shumë dhe gjoksi më digjej flakë…

Pastaj, shkoja në banjë dhe bëja një tush të vaktë, në mënyrë që ajo zjarrmi e akumuluar në trupin tim të ftohej paksa, në mënyrë që më pastaj të bëja pak gjumë, se të nesërmen më priste shkolla, mësimi…

Doja që profa t’më “rrëzonte”…
Megjithatë, ndodhi ajo që nuk do ta kishte parashikuar asnjeri. E shtrënguar të vuaja edhe unë si çdo femër tjetër e moshës sime, ishte në këtë botë një njeri, të cilit isha e gatshme t’i dorëzohesha dhe ta lejoja me gjithë dëshirë të më “rrëzonte”.

Ç’është e vërteta, profa im i anglishtes shquhej për “oreks” dhe këtë gjë nuk e kisha vërejtur vetëm unë, por edhe nxënëse të tjera të klasës sime.

Një ditë, derisa na i kontrollonte detyrat e shtëpisë, u ndal pak më gjatë pranë bankës sime, duke u munduar t’i sqaronte paksa më gjatë foljet në anglisht.

Por, unë nuk e kisha mendjen aty… E ndjeja frymëmarrjen e tij afër gojës sime. Në shenjë kinse mirëkuptimi, ai vuri dorën e tij mbi flokët e mi dhe trupi në çast m’u dridh si thupra në ujë…

Të nesërmen e takova në korridor të shkollës dhe më tha se në fund të mësimit kishte për të biseduar me mua…

Dhe, kur erdhi koha të bisedonim, më tha: “Duhet të mësosh më shumë, në qoftë se dëshiron notë kaluese një herë e, pastaj, edhe notë më të lartë.

Pse nuk po mëson? Çka po bën në shtëpi? Kush po të pengon?”.

Nuk kisha përgjigje. Nuk kisha guxim t’i thosha se unë e doja marrëzisht. Nuk kisha guxim t’ia hapja zemrën, sepse frikësohesha se do më qortonte, do më largonte nga vetja.

E, një gjë e tillë për mua ishte më shumë se vdekje, meqë gjithmonë ëndërroja t’i afrohesha dhe t’i hyja në zemër.

E, ç’ndodhi pastaj?
Erdhi edhe fundi i vitit shkollor. Në anglisht më dha notën 4. E kreva shkollën e mesme, por kurrë ndjenja për profën tim të anglishtes nuk m’u shua…
Madje, as tash që jam nënë e dy fëmijëve! D. H. /Kosovarja/

Loading...

MUND TË JU PËLQEJNË