Skena politike në Kosovë njeh edhe gra intelektuale, me ide e vizione, të zëshme, por edhe me stil. Në Kuvendin e Kosovës, një pjesë e deputeteve femra, e arsyetojnë pozitën dhe votën e qytetarëve, ndonëse ka edhe nga ato që kurrë nuk janë dëgjuar duke folur. Një pjesë e publikut komenton edhe pamjen e politikaneve, herë duke i lavdëruar e herë duke u shprehur me një dozë kritike, shkruan “Kosovarja”.

Në fakt, si vishen disa nga politikanet tona? A ia qëllojnë? A ka çalime në paraqitjen e tyre dhe a janë brenda normave të pozitës? Për këto dhe të tjera për Portalin tonë, “Kosovarja”, flet dizajnerja e njohur e modës, Festina Murturi, e cila u ka hedhur një sy profesional disa nga deputeteve që gjatë gjithë kohës janë në qendër të vëmendjes për veprimet dhe deklaratat e tyre politike dhe jo vetëm.

Ganimete Musliu
Paraqitja në Kuvend e deputetes Ganimete Musliu gjatë seancave është korrekte. Dihet që duhet respektuar normat, andaj nuk ka shumë hapësirë për ekspozimin e stilit personal.

Nuk më duket se deputetja Musliu ka ndonjë stil të veçantë, nuk ka ndonjë element tek i cili mund të ndalesha për ta komentuar.

E rëndësishme që është brenda normave. Më shumë më pëlqen stili i saj në përditshmëri. Ganimete Musliut i shkon paraqitja më sportive.

Donika Kadaj-Bujupi
Sipas gjykimit tim profesional, Donika Kadaj-Bujupi vishet bukur, si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit të Kosovës.

Është ndër ato zonja që i pëlqen të investojë edhe në paraqitjen e jashtme dhe kjo vërehet që nga kurimi i flokëve, veshjet e veçanta e me stil dhe ndjekja e trendeve.

Më pëlqen eleganca e zonjës Kadaj-Bujupi dhe duket që karakteri i saj dhe mënyra se si vishet janë të homogjenizuara mirë.

Blerta Deliu
Është shumë e rafinuar dhe kjo gjë tregon qartë se ajo kujdeset shumë për pamjen e jashtme. Thuajse gjithmonë arrin të duket bukur, si në seanca, në intervista, e, po ashtu, edhe në jetën e përditshme.
Për t’u dukur bukur dhe për të bërë zgjedhje koherente, sigurisht, i ndihmojnë shumë edhe përmasat trupore.

Duda Balje
Është komentuar shumë për duken e saj. Pa dyshim, është ndër deputetet më të bukura dhe më tërheqëse.

Personalisht më pëlqen se si vishet edhe në Kuvend, por edhe në përditshmëri. Ajo ka përmasa trupore perfekte, andaj çka do që vesh, reflekton elegancë.

Është e dukshme që investon mjaft në paraqitjen e jashtme. Duda është nga ato politikane që nuk e kanë sakrifikuar stilin personal për shkak të punës që bëjnë.

Mimoza Kusari-Lila
Elegante, korrekte dhe brenda kodit të veshjes. Në kohën sa ishte Kryetare e Komunës së Gjakovës, e kemi parë duke eksperimentuar nga pak në veshje, por jo më.

Me ardhjen në Kuvend i është kthyer stilit të dikurshëm. Më duhet të pranoj se është shumë e saktë dhe e pranueshme me atë që vesh, e ajo që vesh shpesh e tregon edhe atë që është. Nderim Neziri /Kosovarja/

Loading...

MUND TË JU PËLQEJNË