Ata që e kanë parë njëherë, është e pamundër ti harrojnë sekuencat mjaftë interesante të këtij filmi të mrekullueshëm, shkruan “Kosovarja”.

Ndonëse ndër njerëz njihet me titullin “14 vjeç dhëndërr”, filmi shqiptar i prodhuar në vitin 1987, realisht titullohet “Përrallë nga e kaluara”.

Ndër aktorët që mbahen mend dhe për të cilët zhvillohet ngjarja kryesore janë Elvira Diamanti apo Marigoja në film dhe Admir Sorra me rolin e tij të Gjinos.

Ndonëse rolet e Elvira Diamantit në kinematografinë shqiptare janë të shumtë, shumica e identifikojnë atë si Marigoja te “Përrallë e kaluara”.

Pavarësisht viteve që kanë kaluar, që nga ajo kohë, Elvira mbetet një femër e bukur dhe plotë stil.

E bukur atëherë, e bukur dhe tash. “Kosovarja” iu sjellë fotografi të Elvirës që e dëshmojnë këtë.

Rikujtojmë se në këtë komedi autori tregon historinë e martesës së Gjinos 14 vjeçar me Marigonë 20 vjeçare.

Marigoja hakmerret me të gjithë ata që sajuan këtë martesë të pazakontë dhe më në fund fiton.

Ndryshe, skenari i këtij filmi është i bazuar në Novelen me të njejtin titull të Andon Zako Çajupit./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË