Ka kohë të gjatë që mediat rozë janë vërshuar nga lajmet për dasmat e figurave publike apo familjarëve të tyre, shkruan Kosovarja.

Vetëm pak javë më parë presidenti Thaçi martoi nipin e tij Kushtrimin, e rendin ia lëshoi nipit tjetër Vetonit.

Të dy dasmat kishin madhështinë e tyre, ku pati të ftuar shumë familjarë, kolegë e miq .

E, për ti argëtuar të ftuarit për atmosferën magjike u përkujdesën këngëtarët e njohur Muhamet Sejdiu, Migjen Nikoliqi si dhe Skënder Hasi.

Dasma u bë ashtu siç edhe e do tradita,nuk mungoi as sofra e burrave ashtu si në çdo familje shqiptare.

Madje, as presidenti Thaçi nuk përtoi të ulet e t’ia thotë këngës e qejfit bashkë me ta.

E momentet e tilla presidenti nuk i lëshon pa i shijuar./ Kosovarja/.

Dasem te Familja Thaçi

Dasem te Familja Thaçi

Publiée par Showbizi Kosovar sur Lundi 29 avril 2019

MUND TË JU PËLQEJNË