Ledri Vula është ndër artistët padyshim më të pëlqyer të skenës muzikore shqiptare.
Fama, sukseset dhe hitet e mëdha bëjnë që Ledri të jetë ndër më të kërkuarit por edhe më të paguarit në koncerte brenda dhe jashtë vendit, por nuk do ta besoni se sa është paguar në koncertin e parë.
I ftuar në Soiree ai ka kujtuar koncertin e parë, por edhe sa është paguar kur është ngjitur për herë të parë në skenë.
Ledri Vula: Ka qenë unë e Skivi, sa ishim bërë grup. Donim të fillonim të këndonim një këngë bashkë. Na pyesnin a doni të dilni të këndoni? Unë doja të dilja të këndoja gjithsesi, edhe nëse ata këndojnë, edhe nëse ata s’këndojnë, e nëse ka para apo s’ka pare
Jonida Shehu: Kishte pare?
Ledri Vula: Në fund kur ka ardhur Skivi na dha nga 15 euro, por atëherë kanë qenë të mëdha.
Më tej Ledri shtoi se pagesa e dytë ka qenë 50 euro dhe sigurisht që paratë e para fituara nga muzika ia ka dhënë nënës së tij Xheraldinës në shenjë mirënjohje që e ka ndihmuar për realizimin e klipit të parë.
Ndonëse e ka nisur me 15 euro, tani Ledri është një ndër reperët më të paguar në tregun muzikor.