Spinaq me vezë është një recetë e kahershme, që e kemi shpesh në tavolinat tona. Qoftë për një vakt të shijshëm mëngjesi, qoftë si pjatë të lehtë për darkë. Neve na pëlqen shumë. Po juve?

Spinaqin e pastrojmë mirë dhe ia heqim rrënjët.

Pastaj qepën e grirë nisim e fërgojmë në vaj derisa të nis e ndryshojë ngjyrë. Shtojmë salcën e domates dhe pastaj spinaqin e grirë.

Pastaj shtoni edhe erëzat e koprën greke. Kur të jetë zbutur mirë spinaqi i theni sipër edhe vezët një nga një. Sipër i hedhim piper të kuq e mëlmesa sipas dëshirës. Spinaqi juaj me vezë është gati kur të jetë zier e bardha e vezës.

MUND TË JU PËLQEJNË