Vala

Morena Taraku është ikonë e bukurisë dhe stilit, por a e dini se kush kujdeset që ajo të duket kaq moderne, bashkohore dhe unike?

Missi, modelja dhe këngëtarja e njohur Morena Taraku, ia ka besuar lukun e saj Uron Esatit, që prej vitesh është stilisti i saj personal, shkruan “Kosovarja”.

Uron Esati njihet si një ndër stilistët më avangard në vendin tonë dhe më gjërë.

Ai, është shumë i ndjekur në rrjete sociale dhe ndjekësit e tij janë admirues të modës që ndodhen anë e kënd botës.

Stilisti i ka të gjitha cilësitë për të qenë në industrinë e modës botërore, pasi përqon stil kontemporan, e shpesh edhe me një dozë kontroverse, por gjithmonë brenda normave dhe pa vulgaritet.

Morena, shkëlqen në çdo paraqitje dhe kështu e ilustron më së miri talentin e të riut.

Ndryshe, Esati ka thënë se për të Morena është burim frymëzimi.

Të kujtojmë që Uron Esati është djaloshi që është takuar me Lady Gagan.

Në fotot ku ai shihet nën përqafimin e yllit botëror, raporti i tyre ngjanë tejet i afërt. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË