Reperi i njohur Stresi ka qenë shumë i komentuar që nga hyrja e tij në Big Brother VIP Kosova.
Ai ka marrëvëmendjen qoftë me gjestet, njashtu edhe me deklaratat e tij apo edhe debatet që ka zhvilluar me banorë të ndryshëm.
Në një bisedë të bërë së fundmi ai rrëfeu se ka bërë aq karrierë dhe emër, sa në ditën e ceremonisë së varrimit mendon se do të ketë një numër milionësh të prezencës së njerëzve.
“Ky burrë këtu ka me e mbyt karrierën e do të vdesë, me tre milionë banorë që kanë me më ardhë në varrim, krejt Shqipëria e Kosova kanë me më ardhë, ka me qenë vargu ku s’pritet më, as Tupacu as Bigu s’kanë me pas aso varrimi, ditën kur të ma shkruan i madhi Zot”, ka thënë Stresi.