Sot (e premte) për 1 prill në Ditën e Gënjeshtrave të shumtë kanë qenë njerëzit që kanë lëshuar shaka për t’i bërë të tjerët të qeshin.
Arkimed Lushaj – Stresi erdhi me një deklaratë mjaft të quditshme.
Ai ka publikuar një fotografi të vetes që duket të jetë e shkëputur nga një videoklip i tij, i maskuar e me një triko Nike.
“Nuk është faji im përse nuk besoj asnjë ditë jo vetëm për 1 prill”, ka thënë ai.
View this post on Instagram
Kjo mbase duket se ka të bëjë me dikë, por që nuk ka zbuluar më shumë krahas shkrimit.
Tradita për Ditën e Gënjeshtrave thuhet se u përhap në Britani gjatë shekullit të 18-të. Madje, ishte bërë një ngjarje dyditore në Skoci.
Ndërkohë që ka aludime të shumta për mënyrën se si ka lindur dhe në cilat vende.