Kjo supë kremoze përgatitet shumë shpejt, ndërsa mënyra ideale për ta servuar do të ishte e shoqëruar me një lugë shtalpë.

Preshin lajeni mirë dhe priteni.

Më pas kaurdiseni në gjalpë bashkë me hudhrën. Kujdesuni që hudhra të mos digjet.

Kriposeni, piperoseni e shtoni trumzën.

Pas pesë minutash, shtoni lëngun e perimeve e më pas edhe pataten e qëruar dhe të prerë në kubikë të vegjël.

Ziejini të gjitha bashkë derisa të zbutet patatja e më pas largojeni nga zjarri.

Me ndihmën e një blenderi dore, bluajeni masën për të përfituar një supë të trashë e kremoze.

Pastaj kthejeni në zjarr të ulët, shtoni shtalpën e ëmbël dhe vazhdojeni zierjen edhe për dy minuta.

Pas kësaj periudhe, shërbejeni.

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË