Vala

Një kohë ishin shumë të bashkuara dhe sot janë bërë pikë e pesë.

Është fjala për këngëtaret e muzikës popullore, Shyhrete Behlulin dhe Motrat Mustafa, shkruan Kosovarja.

Përveç që kanë qenë ndër shoqet më besnike ndaj njëra tjetrës dhe bashkëvendase, ato i ka lidhur ende më shumë profesioni i njëjtë.

Ato jo vetëm që i sjellën publikut këngë solo por edhe bashkëpunime të shumta kanë ndërmjet vete, të cilat janë pëlqyer me masë të madhe nga të gjithë njerëzit.

Por, e gjithë kjo miqësi dhe afërsi e tyre përfundoi shumë papritur, dhe raporti i tyre është zbehur më shumë se sa u mendua.

Mollë sherri ndërmjet dy yjeve të muzikës popullore është bërë kënga kushtuar nënës.

Tani, ka javë që ato nuk flasin ndërmjet vete, madje kanë fshirë edhe njëra tjetrën në rrjetet sociale.

Në këtë punë, ato që çuditin tani më shumë me veprimet e tyre, janë motrat të cilat pas kësaj mosmarrëveshje, po shihen më shpesh me Shkurten dhe janë bashkuar më shumë me të, dhe si duket kanë afruar këto Shkurten ose anasjelltas.

Dhe, a do të thotë kjo që pritet edhe ndonjë bashkëpunim prej tyre. Nuk i dihet, inati çfarë nuk të nxit. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË