Etiketë: Capital T

  • Pas një vere me plotë angazhime Caplita-T shijon pushimet në Itali

    Pas një vere me plotë angazhime Caplita-T shijon pushimet në Itali

    Capital T ka përmbyllur një sezon veror me shumë koncerte në Kosovë e Shqipëri, ku në pamjet që ka sjellë në rrjetet sociale, ai çdo herë është mirëpritur me shumë dashamirësi nga fansat e tij.

    E pas gjithë angazhimeve, reperi ka gjetur kohë për të ia përkushtuar vetës, duke udhëtuar drejt Italisë për pushimet e radhës.

    Reperi nga Prishtina në llogarinë e tij zyrtare në Instagram ka sjellë fotografi të ndryshme nga atje, teksa duket që po i shijon pafund.

    Ndërsa, reperi emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi, nuk ka treguar se kush është personi që po e shoqëron në këto pushime, duke vazhduar ta mbajë larg syrit mediatik jetën e tij private.

    Kujtojmë që projekti i fundit i reperit mban titullin “Buzëqeshje”, që ka arritur mbi gjashtë milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

    Ndërsa, mbetet të shihet se cili do të jetë projekti i radhës i reperit që numëron fansa të shumtë.

  • Çka po ndodh mes Mozzik dhe Capital T?

    Çka po ndodh mes Mozzik dhe Capital T?

    “Femra ta ka rrit morrin, nuk vrehesh as me tesha t’fosforit, ma reper se ti osht Lori.”

    Ky ishte vargu “freestyle” i reperit Capital T në emisionin e Meriton Mjekiqit që u mor si diss direkt ndaj kolegut të tij, Mozzik.

    Ky i fundit ndonëse jo direkt, iu përgjigj goxha hapur në Prive Extra.

    Ai deklaroi se për të është e habitshme që t’i bëjnë “diss” kolegë që i flasin shumë mirë, pa përmendur emra teksa nënvizoi se vetë “nuk është model me muskuj por pëlqehet për muzikën që bën”.

    Nga ajo periudhë kanë kaluar afro tetë muaj por ndjekësit kanë pikasur diçka të re.

    “Ok ok”.

    Ky ka qenë mbishkrimi i njëjtë që brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore e kanë përdorur të dy në rrjete sociale.

    Një gjë komplet rastësi? Një kundërpërgjigje? Apo pajtim që mund të rezultojë me ndonjë bashkëpunim?

    Gjithçka mund të ndodhë! Me aq sa kemi parë, as të ‘papriturat’ më nuk mund të quhen të papritura’.

  • Capital T i trishtuar për rastin tragjik në Ferizaj: Edhe sa bëhet mirë?

    Capital T i trishtuar për rastin tragjik në Ferizaj: Edhe sa bëhet mirë?

    Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka bërë me dije se ka ngelur i trishtuar nga ngjarja e fundit tragjike në Ferizaj.

    Bëhet fjalë për rastin e paprecedentë të vrasjes së 18-vjeçares Marigona Osmani nga partneri i saj, Dardan Krivaqa, i cili tani ndodhet në arrest.

    Capital T vendosi që ndërgjegjësimin lidhur me këtë ngjarje tragjike ta shprehë përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

    Bëhet fjalë për një video të shkurtër të shkëputur nga klipi i tij “Rrushe”, që është edhe kolona zanore e serialit me të njëjtin emër.

    “Edhe sa bëhet mirë” citohet në vargjet e këngës – fjalë këto të cilat Capital T i ka shkruar edhe në mbishkrimin e videos së ndarë me ndjekësit e tij.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Capital T (@truekapo)

    Edhe Capital T ashtu si shumë kolegë të tij kanë shprehur ndërgjegjësimin e tyre lidhur me këtë rast që ka tronditur të gjithë.

  • Të thënat se është në lidhje me Capital T nuk ndalen, rrëfen Adrola Dushi: “Kam vetëm një ‘Kapo’ në jetën time”

    Të thënat se është në lidhje me Capital T nuk ndalen, rrëfen Adrola Dushi: “Kam vetëm një ‘Kapo’ në jetën time”

    Ka kohë që përflitet për një lidhje të mundshme dashurie mes Adrola Dushit dhe Capital T.

    Dyshja nuk e kanë konfirmuar asnjëherë këtë dhe megjithëse prej kohësh nuk kemi parë ndonjë shenjë nëse kjo është e vërtetë zërat se ata janë në një lidhje nuk po ndalen.

    Në një intervistë të fundit modelja nuk kishte se si të shpëtonte nga kjo pyetje.

    E pyetur se a ka një Kapo që për momentin ia ka marrë vëmendjen më shumë gjatë kësaj kohe apo ia ka prishur planet, ajo zgjodhi t’i shmangej me lezet duke mos iu referuar Capital T. Adrola tregoi se “Kapo” i vetëm i jetës së saj është djali i saj, Troi.

    “Troi është ‘Kapo’ i vetëm i jetës sime, pasi është i vetmi njeri që më çon në qiell dhe më zbret në tokë brenda një sekonde. Ai është i vetmi që i komandon dhe i prish planet e mia. E kam thënë edhe herë të tjera që pa të, jeta ime nuk do kishte kuptim. Është “problemi” më i bukur i jetës sime, por me asgjë tjetër në botë nuk do ta ndryshoja. i them shpesh: “Po të mos ishe ti, nuk do isha as unë” dhe ai më përgjigjet: “E di, o maa”. Unë e di që ai nuk e kupton dot çfarë do të thotë kjo tani, por duke e dëgjuar shpesh, do ta mbajë mend dhe, me siguri, do ta vlerësojë kur të jetë më i rritur”, është shprehur Adrola duke konfuzuar që të gjithë fansat me këtë deklaratë.

  • Capital-T siç nuk e keni parë, tregon nga afër trupin e tij plot muskuj

    Capital-T siç nuk e keni parë, tregon nga afër trupin e tij plot muskuj

    Capital-T është njëri ndër reperët më të komentuar, e kjo për shkak këngëve të tij që janë gjithmonë hite dhe dëgjohen kudo.

    Së fundmi reperi ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Buzëqeshje”.

    Kënga ka rezultuar tejet e suksesshme duke arritur kështu miliona klikime në youtube, shkuran “Kosovarja”.

    Ndërkaq ajo që ka filluar të bie në sy së fundmi është trupi me muskuj i reperit, Capital-T tash e disa vite është duke ushtruar vazhdimisht për një trup më të shëndetshëm dhe të formuar.

    Këtë e ka bërë të ditur vet reperi duke postuar foto në Fitness, apo edhe duke bërë ushtrime.

    Së fundmi reperi ka pozuar afër pasqyres duke e vënë në pah kështu trupin e tij plot muskuj. /Kosovarja/

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Capital T (@truekapo)

  • Capital T anulon performancën e tij dhe i bën thirrje popullit shqiptar që ta bojkotojnë evenimentin

    Capital T anulon performancën e tij dhe i bën thirrje popullit shqiptar që ta bojkotojnë evenimentin

    Për ardhjen e Goran Bregovic në Shqipëri në ‘Festën e Birrës’ në Korçë një reagim së fundmi e bëri edhe reperi i popullarizuar shqiptar, Capital T.

    Trim Ademi (emri i vërtetë) tregon se do bëntë hapjen në këtë eveniment, por që e kishte anuluar performancën e tij me të dëgjuar për ardhjen e muzikantit boshnjak.

    Ai i bëri thirrje popullit shqiptar që ta bojkotojnë këtë eveniment e po ashtu edhe Bashkisë së Korçës duke shtuar se nuk i takon komunës si institucion shtetëror që është të sjell një këngëtar serb në këtë kohë.

    Postimi i plotë i Capital T në videon e bërë në Instagram:“Përshëndetje të gjithëve, shpresoj që jeni mirë. E ndjeva të rrugës të reagoj për eventin e Festës së Birrës në Korçë për shkak se isha i ftuar të bëj hapjen e atij evenimenti dhe realisht isha shumë i lumtur të jem aty afër njerëzve që e duan muzikën dhe prezencën time aty.

    Por kur pashë se një artist serb siç është Goran Bregovic prej të cilit janë inspiruar forcat serbe dhe i kanë kënduar këngët e tij gjatë luftës në Kosovë, atëherë u detyrova të anuloj performancën time.

    Ju kërkoj falje të gjithë atyre që ndoshta e kishin shijuar atë moment bashkë me mua aty edhe iu bëj thirrje Bashkisë së Korçës absolutisht ta anulojnë prezencën e tij në Shqipëri për faktin se konflikti Kosovë-Serbi është ende i hapur dhe nuk i takon komunës së Korçës si institucion shtetëror që ta sjell një artist serb në këtë kohë në Shqipëri.

    Gjithë ata që dëshirojnë ta dëgjojnë muzikën e tij mund të shkojnë ta dëgjojnë në Serbi”. 

    https://www.instagram.com/tv/CSOxdzEg8da/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a664da54-63b1-4d80-b7d7-e2e0ca0d6ca9

  • U kritikua ashpër, Capital T rregullon gabimin dhe vendos kryqin e hequr në videoklip

    U kritikua ashpër, Capital T rregullon gabimin dhe vendos kryqin e hequr në videoklip

    Ditë më parë Capital T u bë objekt kritikash pasi në videoklipin e tij të fundit “Buzëqeshja” fansat vërejtën detajin që në Katedralen e Shën Shtjefnit të Shkodrës, e cila duket në prapavi por pa kryqin mbi katedrale.

    Kjo gjë zgjoi kritika të mëdha tek publiku dhe ndjekësit, të cilët kritikuan ashpër reperin për heqjen e kryqit duke e akuzuar për dallime fetare.

    Reperi përmes rrjeteve sociale është arsyetuar duke e lënë fajtor produksionin filmik që e ka realizuar videoklipin për heqjen e kryqit.

    “Nëse unë kam një qëndrim do e kisha mbajt, s’jam nga ata që tërhiqem. Por kam qenë promovues i qyteteve, objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në krejt shqiptarinë dhe realisht jam ndër të parët që kam xhiru nëpër kisha, por gabimet ndodhin unë s’jam kameraman, as editues dhe e vërteta është që s’kam dorë në këtë gabim të produksionit dhe po bëjmë gjithçka që ta zëvendësojmë”- shkroi reperi, i cili sot e ka rregulluar “gabimin”.

    Videoklipi është rikthyer në “Youtube” por kësaj radhe me kryqin mbi katedrale.

    Njoftimin e ka bërë vetë reperi përmes rrjeteve sociale.

    KLIPI “BUZEQESHJE” OSHT KTHY NE VERZIONIN ORIGJINAL TE TIJ PA GABIME EDHE ME + N VENT VET
    EDHE NIHER KERKOJ FALJE PER KREJT SITUATEN E KRIJUAR.
    SHUME RESPEKT E DASHNI PER KREJT SHQIPTART E MI ANE E MBANE BOTES PA DALLIME FETARE APO T’ASNI LLOJI, SHIJOJENI KANGEN
    JU DON KAPO.”

  • Capital T bëhet gati për një darkë romantike

    Capital T bëhet gati për një darkë romantike

    Reperi i njohur kosovar, Capital T rrallëherë ka folur për jetën e tij private.

    Edhe pse është përfolur me qindra herë rreth statusit të tij, ende nuk ka dalë me ndonjë deklaratë se kush i ka rrëmbyer zemrën.

    Sonte përmes një imazhi tejet provokues ku vuri në pah muskujt shkroi se është gati për një darkë romantike.

    Komentet ishin të shumta, duke e komplimentuar për këtë paraqitje.

    https://www.instagram.com/p/CR4Xyi0MI7P/

  • Përfliten për një lidhje, por Adrola nuk e fsheh dot fiksimin e momentit dhe ka të bëjë me Capital-T!

    Përfliten për një lidhje, por Adrola nuk e fsheh dot fiksimin e momentit dhe ka të bëjë me Capital-T!

    Adrola Dushi është një nga femrat më të bukura shqiptare. Ish-Missi ka qëndruar përgjatë viteve në vëmendjen e publikut, dhe një pjesë e jetës së saj private dashur padashur është bërë e ditur për fansat dhe ndjekësit e saj.

    Prej kohësh në rrjet është përfolur se ajo dhe Capital T janë në një lidhje. Ata janë kapur shpesh mat, mirëpo kurrë nuk e kanë pranuar publikisht në mënyrë të drejtpërdrejtë.

    Por e dini çfarë?! Kënga e Capital T dhe Kidda, “Magji”, duket është është fiksimi i fundit i bukuroshes, Adrola Dushi.

    Modelja u pyet nga në lidhje me këngën e saj të preferuar:

    “Për momentin, oh si me magji, oh si me magji. Ej këndoj bukur apo jo?”

    Flori Gjini: Këndon?

    Adrola: Do bëhem këngëtare në të ardhmen.

    Flori Gjini: E ke menduar ndonjëherë të bësh këngë?

    Adrola: Qoftë larg, s’kam lidhje me këngën. – Ka përfunudar Adrola.

     

  • Capital T u shpreh ngushëllime familjarëve të të vdekurve nga aksidenti në Kroaci

    Capital T u shpreh ngushëllime familjarëve të të vdekurve nga aksidenti në Kroaci

    Reperi i njohur kosovar, Capital Tka reaguar pas aksidentit në Kroaci, ku një autobus i linjës Frankfurt-Prishtinë është rrokullisur dhe kanë humbur jetën 10 persona.

    Capital T përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vdekurve nga ky aksident.

    “Ngushllime familjarve që humbën më të dashurit e tyre në këtë aksident tragjik”, ka shkruar ai.

    Reperi kosovar gjithashtu u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

     

  • Capital T i acaruar, argumenton se nuk e largoi qëllimisht kryqin e kishës nga klipi

    Capital T i acaruar, argumenton se nuk e largoi qëllimisht kryqin e kishës nga klipi

    Reperi i njohur shqiptar, Capital T, është vënë së fundmi në shënjestër të kritikave për shkak të klipit të tij më të fundit, “Buzëqeshje”.

    Në këtë klip, për shkak të një filteri që produksioni ka vendosur në qiell, ka shkaktuar që kryqi mbi Kishën e Shkodrës ku edhe janë kryer xhirimet, të bëhet i padukshëm.

    Kjo ka irrituar një pjesë të fansave të fesë katolike, të cilët në komentet e bërë poshtë klipit, kanë hedhur dyshimet se një gjë e tillë mund të jetë bërë e qëllimshme.

    Pas një sqarimi që bëri në InstaStory, Capital T vendosi që në postimet pasardhëse, të publikojë një fotografi që ka realizuar gjatë xhirimeve të klipit, të cilën e kishte publikuar në rrjetin social Instagram – ku duket qartë edhe kryqi.
    “Si ka mundësi të më pengojë në klip, por jo në Instagramin tim personal, ku është logjika këtu? Futeni pak trurin në funksion”, shkroi reperi në InstaStory.

    I njëjti më pas ka publikuar një tjetër shkrim, duke u shprehur se disa portale e kanë devijuar qëllimisht lajmin, duke gjetur për herë të parë një vend se ku mund t’i “kapen” për diçka, ndërsa shprehet se i ka ngelur hatri që nuk u telefonua nga askush për të marrë sqarim.

    “Faleminderit që përdorni logjikën dhe për këto 15 vite karrierë sado pak më njihni se kush jam e si jam e çfarë vlera kam, të gjithë ju që pa fund më keni nisur mesazhe të mira. Kurse ju portalet e dy lekëve që jeni mësuar të ju paguajnë artistët për të shkruar për ta e sot e paskeni gjetur personazhin e ditës me e njollos s’kam kurrfarë ndjenje ndaj jush, po më vjen çudi si ka mundësi askush s’më mori në telefon për prononcim ose deklaratë apo nga që e dini realitetin thjeshtë u zgjuat dhe vendosët sot ‘ky është ai që duhet ta sulmojmë ne, se deri sot s’kishim ku t’i kapemi’. Epo ja, ju erdhi dita, sot gjetët ku me u kapë”, ka shkruar Capital T.

  • “Nuk kam dorë në këtë gabim”, Capital T sqaron pse kryqi i Kishës së Shkodrës u largua nga klipi i tij

    “Nuk kam dorë në këtë gabim”, Capital T sqaron pse kryqi i Kishës së Shkodrës u largua nga klipi i tij

    Reperi i njohur shqiptar, Cpaital T, për verës solli për fansat e tij një këngë të re shumë verore.

    “Buzëqeshje” titullohet projekti muzikor i reperit, i cili është vizualizuar edhe me një klip shumë interesant, pjesë e të cilit është bukuroshja Nevina Shtylla.

    Teksa klipi vë në pah bukuritë e shumta të qytetit të Shkodrës, një detaj i vogël, mori vëmendjen e shumë fansave.
    Bëhet fjalë për kryqin e Kishës së Madhe të Shkodrës, i cili me anë të efekteve vizuale në klip, është bërë “i padukshëm”.

    Kjo ka bërë që shumë fansa të fesë katolike të ndjehen të fyer dhe të kërkojnë llogaridhënie nga reperi se pse veproi në këtë mënyrë.

    Dhe në orët e vona të së martës, Kapo bëri një sqarim përmes rrjetit social Instagram, duke shkruar se ka qenë një keqkuptim dhe se ai dhe produksioni po punojnë fort për ta përmirësuar atë.

    “Sqarim: Nëse unë e kam një qëndrim do e kisha mbajtur, s’jam nga ata që tërhiqem por kam qenë promovues i qyteteve objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në krejt Shqiptarinë dhe realisht jam ndër të parët që kam xhiruar nëpër kisha. Por gabimet ndodhin dhe unë s’jam kameraman as editues dhe e vërteta është që s’kam dorë në këtë gabim të produksionit dhe po bëjmë gjithçka që ta zëvendësojmë”, ka shkruar në InstaStory reperi, emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi.

    E për ta dëshmuar që ai ka promovuar edhe më parë kisha në klipet e tij, Kapo e shoqëroi sqarimin me një fotografi nga klipi i tij i vitit 2015, “Hitman”, një pjesë e të cilit është xhiruar në ambientet e brendshme të një kishe.

  • ‘Kokë e këmbë i dashuruar’, Capital T me dedikim romantik

    ‘Kokë e këmbë i dashuruar’, Capital T me dedikim romantik

    Capital T është nga artistët më aktiv në rrjete sociale që qëndron afër fansave të tij duke publikuar vazhdimisht detaje nga jeta e tij por jo nga ajo sentimentale.

    Sa i përket kësaj pjese ai qëndron i mbyllur dhe nuk është zbuluar kurrë ndonjë romancë e tij edhe pse ka pasur thashetheme.

    Në një nga postimet e fundit ai na bëri të dyshojmë se po jeton një dashuri pasi ka bërë një dedikim romantik duke mos zbuluar se kujt i drejtohet.

    “Si dhuratë prej qiellit mke pikë”, shkruan Trimi sipër një fotografike që tregon një çift.

    Reperi prej kohësh është përfolur për një lidhje me Adrola Dushin e së fundmi edhe me Nevina Shtylla.

    Thashethemet nuk u konfirmuan kurrë dhe raportet e tyre për publikun mbetet vetëm në kuadrin e bashkëpunimeve pasi të dy vajzat morën pjesë në videoklipet e tij.

  • “Një projekt për Kosovën tem”, çfarë po pregatiti Capital T në zyrën e Kryeministrit

    “Një projekt për Kosovën tem”, çfarë po pregatiti Capital T në zyrën e Kryeministrit

    Këngëtari i njohur, Trim Ademi – Capital T, njihet për muzikën e tij të suksesshme dhe së fundi edhe për pjesmarrjen e tij në organizata bamirësie.

    Përpos angazhmit me projekte të reja muzikore, reperi duket të jetë duke punuar në një projekt më të madhë, shkruan “Kosovarja”.

    Së fundi, ai ka darë disa fotografi në Instagram ku shihet në bashkëbisedim me koordinatorin për Rini në Zyrën e Kryeministrit, Avdullah Hasani.

    “Ni projekt për KOSOVË’n tem së shpejti”, ka shkruar artisti në mbishkrimin e fotografive.

    https://www.instagram.com/p/CRgUO0qsfgl/?utm_source=ig_web_copy_link

    Kështu ai lë të kuptohet se tani do të presim punë të dobishme për vendin tonë dhe presim të na zbulojë me kohën vet ai. /Kosovarja/

  • Capital T do të nëjë diçka të madhe për Kosovën

    Capital T do të nëjë diçka të madhe për Kosovën

    Reperi kosovar Capital-T, ka postuar një fotografi në Instagramin e tij, duke pohuar se do të sjellë një projekt për Kosovën.

    Ai në fotografinë e tij shihet duke biseduar me Avdullah Hasanin, shefin e Task Forcës kundër narkotikëve.

    “Një projket për Kosovë’n tem së shpejti”, ka shkruar reperi

    Siç duket ai do të sjell diçka shumë më ndyshe, prej asaj se si e kemi parë më parë, shkruan “Kosovarja”.

  • Zbulohet pse erdhi fotoja e Capital-T me Nevina Shtyllën, çfarë fshihej pas saj?

    Zbulohet pse erdhi fotoja e Capital-T me Nevina Shtyllën, çfarë fshihej pas saj?

    Reperi i njohur Capital-T disa ditë më parë postoi një foto në llogarinë e tij në Instagram ku bëri një bujë të madhe.

    Ai postoi një foto bashkë me moderatoren e njohur shqiptare Nevina Shtylla.

    Kaq është dashur që të gjithë të mendonin se në mes tyre tashmë kishte diçka, por si duket kjo nuk është e vërtetë, shkruan “Kosovarja”.

    Ditën e sotme reperi ka publikuar këngën e tij më të re ku klipi ishte në bashkëpunim me moderatoren në fjalë.

    Kjo ishte arsyeja se pse ata kishin postuar një foto bashkë, por ndërkaq edhe mbishkrimi përkrahë fotos ishte një pikëpyetje e madhe për të gjithë.

    “Buzëqeshje” ishte mbishkrimi në foto, e kështu titullohet edhe kënga që tashmë reperi ka publikuar.

    Kjo këngë si duket ishte përgjigja e të gjitha pyetjeve që lindën pas kësaj fotoje. /Kosovarja/

  • Fansat i kërkojnë koncert në Serbi, Capital T jep përgjigjen e prerë

    Fansat i kërkojnë koncert në Serbi, Capital T jep përgjigjen e prerë

    Një nga emrat më të suksesshëm në industrinë e muzikës shqiptare, Capital T, është gjithnjë aktiv në rrjete sociale. Edhe pse shpesh poston foto nga përditshmëria, ne sërish dimë shumë pak për jetën e tij personale.

    Ajo që na tërhoqi vëmendjen këtë herë, është përgjigjja që i ka kthyer një prej ndjekësve të tij, gjatë një bisede virtuale.

    Së fundmi, këngëtari u drejtoi një pyetje ndjekësve në Instagram, që ishte në lidhje me vendet që fansat do të donin që Capital T të performonte këtë vit.

    Një prej përgjigjeve ishte: “Në Serbi të lutem, ti ke shumë fansa këtu.”

    Dhe True Kapo i kundër përgjigjet në këtë mënyrë: “Ndoshta kur shteti juaj të na njohë ne. Republika e Kosovës.”

  • Capital T do t’i paguajë të gjitha shpenzimet financiare për funeralit e kamarierit që u vra mbrëmë në Velipojë

    Capital T do t’i paguajë të gjitha shpenzimet financiare për funeralit e kamarierit që u vra mbrëmë në Velipojë

    Reperi shqiptar ka reaguar pas lajmit për vrasjen e kamerierit 20 vjeçar i cili u vra mbrëmë në Velipojë.

    Blendi Fevziu ishte ai i cili publikoi një postim mjaft prekës në profilin zyrtar të Insatgramit dedikuar djaloshit 20 vjeçar i cili u vra mbrëmë në ditë e parë të punës si kamarier në Velipoj.

    Në postimin e gjatë Blendi u shpreh se djaloshi kishte vetëm një mëkat dhe ai ishte se viktima (Myzerim Zeneli) mendoi se me vepra dhe punë të ndershme do të arrinte diku në jetë.

    Postimi i huazuar nga Anila Prifti rrëfeu se Myzerimi ishte jetim dhe kështu atij i duhej të punonte për të fituar bukën e gojës pasi nëna e tij ishte në gjendje të rëndë.

    Postimi i plotë pa ndërhyrje:

    “(Nga Anila Prifti) Myzerim Zeneli duhet te kete qene i gezuar dje, ne diten e tij te pare te punes. Punes qe i siguronte jetesen per vete dhe nje ndihme per nenen ne gjendje tejet te veshtire. E gezuar duhet te kete qene edhe nena e tij, qe e rriti jetim dhe qe besoi se tashme djali do t’i dilte krah.

    Asnje nga te dy s’mund ta dinte qe kjo do te ishte jo vetem dita e fundit e punes, por edhe e jetes e tij. Jetes kaq te re dhe fare te pafajshme. Ai nuk coi dot as rrogen e pare ne shtepi, ndersa ne xhep ju gjeten vetem 30 leke. Nuk ndihmoi dot as nenen qe sot po kerkon neper te aferm dhe komshinj leket e arkivolit me te cilin do te coje te birin ne varr. Do ta coje me pishmanin e cdo prindi qe nuk i siguroi dot djalit thuajse asgje ne jete.

    Myzerim Zenelin se therriste askush ne emer, thoshte sot nje lajm. I therrisnin “Jetimi”, sipas nje mendesie neveritese te shoqerise shqiptare. Por sot, me siguri, kushdo qe e ka lexuar emrin e tij, do ta kete shume te veshtire ta harroje.

    Myzerimi ishte nje nga mijera e mijera te rinjte e Shqiperise qe aspironte nje jete normale. Ishte nje prej atyre qe punojne nga mengjesi ne darke, qe sakrifikojne, qe japin gjithcka dhe paguhen aq pak. Ishte nje prej te rinjve qe me punen e tyre mbajne mbi supe kete vend. Qe vuajne padrejtesi dhe qe s’dine ku di denoncojne ato.

    Myzerimi pati vetem nje “mekat” ne jete. Besoi,se do cante ne jete me pune te ndershme dhe me perkushtim. Nuk u be as trafikant; nuk futi nje revole ne brez te behej vrases me pagese; as kercenoi njeri, as grabiti kend. Thjeshte punoi. Ose tentoi te punoje sepse jeten ja moren qe diten e pare te punes se tij”.

    Ky postim bëri që Capital T të merr iniciativën dhe të ofrojë të paguajë të gjitha shpenzimet e familjes për funeralin e të ndjerit pasi sigurisht se nëna e tij nuk do të mund të përballonte koston e shpenzimeve.

    “Unë jam gati t`i kryej të gjitha ritualet nëse ka nevojë vetëm të më shkruaj dikush nga familjarët në mesazhe”, shkroi Capital T i gatshëm t`i mbuloj të gjitha harxhimet e funeralit.

    Ndërsa më vonë ai ka kontaktuar me një fqinje të familjes për të filluar me ndihmën për varrimin e Myzeremit i cili vdiq në ditën e parë të punës.

  • 8 VIP-at shqiptarë që u dobësuan më së shumti

    8 VIP-at shqiptarë që u dobësuan më së shumti

    Transformimet e personazheve të njohura janë një ndër temat më të komentuara në media rozë. Të shumtë kanë qenë këngëtarët e moderatorët që dikur kanë qenë mbi peshë, mirëpo disa me punë dhe vullnet e duke ndjekur dieta të ndryshme kanë arritur që të perfeksionojnë linjat e tyre të trupore, e disa nga ta edhe anë balonit gastrik.

    Më poshtë keni disa personazhe që kanë arritur të humbasin mjaftueshëm kilogramë dhe të ndryshojnë drastikisht pamje, historitë e të cilëve mund të bëhen frymëzim për ju.

    Anxhela Peristeri

    Kohë më parë, këngëtarja Anxhela Peristeri e cila përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovisionin” e fundit, kishte vendosur që të bie në peshë. Ajo nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjetin social “Instagram”, por edhe në dalje të ndryshme kishte treguar se ka filluar të frekuentojë palestrën rregullisht dhe ka humbur më shumë se 12 kilogramë. E ftuar në emisionin ‘Rudina’ muaj më parë ajo ka rrëfyer se kur bën palestër ndihet më e lumtur dhe energjike.

    Linda Halimi

    Edhe transformimi i këngëtares Linda Halimi ka qenë një ndër më të komentuarit në media vite më parë. Këngëtarja e njohur arriti që të humbiste plot 50 kilogramë dhe nga 95 kile që peshonte, arriti në 44 kg. Peshën ideale, Linda ka treguar se e ka arritur nëpërmjet palestrës dhe një diete strikte.

    Capital T

    Reperi, Capital T, në fillim të karrierës së tij ka qenë mjaft i mbushur në trup, shkruan Express. Mirëpo vitet e fundit është kthyer në një ndër meshkujt me trupin më të mirë. Në foto të ndryshme të postuara në rrjete sociale, reperi ka treguar rezultatet e palestrës, madje shpeshehrë ka treguar se ai kujdeset shumë edhe për ushqimet e tij.

    Big Mama

    Këngëtarja Big Mama pak vite më parë i habiti të gjithë me transformimin në trup. Në fillimet e saj, ajo ka treguar se mbante dieta, mirëpo ato nuk rezultuan të suksesshme dhe për këtë arsye kreu një ndërhyrje gastrike duke vendosur balonin që i riktheu format perfekte trupore dhe tani ndjehet mjaftë e lumtur.

    Blerona Zeqiri

    Moderatorja, Blerona Zeqiri, ka treguar për ndryshimin dhe mënyrën se si ka vendosur të bëjë operim në lukth dhe si ka arritur të transformohet. Ajo ka folur më shumë për mënyrën se si kishte vendosur për një gjë të tillë. Ajo është transformuar falë një operacioni në lukth të bërë në maj të vitit 2019, i cili bëri që të humb peshë dhe që të arrijë pamjen që e ka ëndërruar gjithnjë.

    Vig Poppa

    Reperi, Vig Poppa është rikthyer kohëve të fundit me projekte të reja muzikore. Ajo që ra në sy ishte rënien drastike në peshë të reperit. Ai është pothuajse ‘tjetër njeri’ nga imazhi i dikurshëm i cili e ka shoqëruar për vite me radhë. Vig Poppa nuk ka treguar përmes rrjeteve sociale shumë nga ky transformim e as sa i përket metodës që ka zgjedhur por kilogramët minus janë mesë të dukshëm.

    Fifi

    Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi e njohur si Fifi kohë më parë ishte komentuar në mediat rozë për shkak të ndryshimit drastik në pamje. Ajo përmes rrjetit social “Instagram” kishte treguar se nuk është dobësuar nga baloni gastrik, madje ajo ka bërë edhe dy ndërhyrje tjera të cilat nuk kanë funksionuar. Ajo është dobësuar falë regjimit ushqimor dhe me disa seanca pasi e ka hequr balonin.

    Donika Kadaj Bujupi

    Ish-deputetja, Donika Kada – Bujupi, në një intervistë të fundit në emisionin Gjesi në T7, është parë e dobësuar goxha përmes aktiviteteve që po bën, e që po ashtu ka treguar se 17 kilogram i ka humbur. /Express

  • Capital T dhe Adrola në darkë romantike e me trëndafile?

    Capital T dhe Adrola në darkë romantike e me trëndafile?

    Pas videoklipit të këngës “C’est La Vie” së Capital T ku protagoniste ishte modelja e njohur, Adrola Dushi, filluan aludimet se janë në një lidhje dashurie.

    Dyshja disa herë janë zënë nga publiku duke u frekuentuar por që e kanë mohuar se kanë një lidhje derisa të dy në të njëjtën kohë janë shprehur se e dashurojnë dikë, shkruan “Kosovarja”.

    Ndërsa, mbrëmë ka qenë Adrola ajo që ka postuar një fotografi nga  momente të një darke romantike në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet të jetë buzë detit dhe ka në duar një buqet trëndafilash të kuq.

    Bukuroshja duket e lumtur me surprizën e bërë nga personi i dashur që pretendohet të jetë Capitali. Derisa edhe ndjeksat kanë filluar menjëherë me komentet e tyre epike duke e përmendur reperin në fjalë.

    Kujtojmë se dyshja janë duke kaluar pushime jashtë Kosovës dhe këto aludime mund të jenë të vërteta derisa dhe postimet i kanë hedhur në të njëjtën kohë, por mbetet për tu parë. /Kosovarja/

     

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Capital T (@truekapo)

     

     

     

  • Capital T nuk ndalet duke ushtruar edhe në pushime

    Capital T nuk ndalet duke ushtruar edhe në pushime

    Capital T ka udhëtuar sërish për pushime.

    Reperi Capital T pas suksesit me këngën e fundit, ka vendosur që t’i shijojë edhe disa ditë të mira pushimi në bregdetin turk.

    Ai po relaksohet në plazh para fillimit të mbrëmjeve muzikore, teksa nuk kanë munguar fotografitë e tij nga plazhi.

    Në fotografitë e fundit të shkrepura nga resorti ku po qëndron, reperi tregoi se as atje nuk i lë anash ushtrimet.

    Ai njihet si person i përkushtuar shumë ndaj palestrës, andaj ka arritur të ketë fizikun e dëshiruar.

    https://www.instagram.com/p/CQOIGB0sIv3/