Etiketë: Pule me bullgur

  • Receta e ditës/ Pulë me bullgur në furrë

    Receta e ditës/ Pulë me bullgur në furrë

    PËRBËRËSIT:

    copa pule,
    300 g bullgur,
    1 qepë,
    piper i zi,
    spec i kuq pluhur,
    kripë,
    vaj ulliri,
    ujë 900 ml,
    trumzë.

    PËRGATITJA:

    Skuqni mirë copat e mishit nga të dyja anët dhe i vendosni në pjatë. Po aty kaurdisni qepët derisa të marrin ngjyrë të kuqerremtë, shtoni erëzat dhe bullgurin. Pasi të ketë marrë ngjyrë edhe bullguri shuajeni me ujë. Vendosni copat e mishit dhe e vendosni në furrë për 30 minuta me 200 gradë. Bullguri del i shkrifët edhe plot shije, qepët që dalin lart nga pjekja në furrë karamelizohen edhe më shumë edhe marrin më shumë shije.