Kristi dhe Keisi ishin padyshim dy nga personazhet më të komentuar të ‘Big Brother VIP’.
Lidhja e tyre nisi shpejt dhe përfundoi po shpejt. Teksa të dy pas daljes deklaruan se nuk kanë kontakte dhe se nuk kanë ruajtur miqësi.
Gjithsesi, ata nuk mund të shmanginin njëri-tjetrin dhe sigurisht janë takuar. Autorja e ‘Kepi i VIP-ave’, Olsa Muhameti’, ka treguar së fundmi se Kristi dhe Keisi do të kenë ballafaqimin e parë në ekran, në programin që nis më 2 korrik, teksa tregoi se takimi mes tyre nuk ka shkuar aspak mirë.
“Kristi ishte i ftuar i produksionit për të dhënë disa përfundime, por aty u bë një lëmsh. U nervozova në një moment, sepse mua më vjen keq se i dua gocat dhe u ndjeva shumë keq kur po shihja që po xhirohej një skenë e tillë. Nuk më pëlqeu reagimi i tij, se s’po dua të nxjerr më shumë detaje se çfarë ka ndodhur te Kepi. Por prisnim të vinte e të jepte disa përfundime, por u bë një rrëmujë aty. Kjo ndodh në episodin e dytë dhe në fillim të episodit të tretë”- tha Olsa.