fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Takimi Kurti-Vuçiq, marrëveshje apo mosmarrëveshje në Ohër, flasin analistë e politikanë

nga Revista Kosovarja
2 javë më parë
në Aktuale, T-2
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Fokusi i bisedimeve pritet të jetë rruga drejt zbatimit të së ashtuquajturës, Marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të cilën dy shtetet kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt në Bruksel, sipas kryediplomatit evropian, Josep Borell.

Se a do të ketë marrëveshje në Ohër apo mosmarrëveshjet do të vazhdojnë, në “Debat Plus” kanë komentuar analistë e politikanë.

Profesori Universitar, Nezir Kraki ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk i ka thënë po themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Nuk i ka thënë dhe nuk pres që do t’i thotë po Asociacionit”, ka thënë shkurt Kraki.

Ai ka theksuar se themelimi i “Zajdnicës” dhunon Kushtetutën e Kosovës.

“Asociacion që nuk i jep llogari ku gjendet pakica nuk ekziston diku në Evropë, nuk eksiton as si koncept e lërë më në praktikë. ‘Zajdenica’ nuk ka gjasa me kaluar, pasi do të ishte dhunim brutal e flagrant i Kushtetutës të Kosovës dhe të gjitha rregullave dhe lëshimeve që Kosova i ka bërë”, ka deklaruar Kraki.

Analisti Ylli Hoxha thotë se vet Bashkimi Evropian është fajtor që procesi i dialogut Kosovë-Serbi dhe vet zbatimi i Asociacionit ka ngecur.

“Në vitin 2015 Bashkimi Evropian bllokoi procesin e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimorë dhe ka ra i gjithë procesi. Arsyeja e vërtet pse nuk na kanë kërkuar zbatimin e Asociacionit është ky”, deklaroi Hoxha.

Ai beson se në Ohër do të ketë marrëveshje me 17 mars.

“Marrëveshja do të jetë e njëjtë si e vitit 2013 me disa elemente shtesë. BE-ja do të vendos kushte për Kosovën e Serbisë nëse ato dëshirojnë anëtarësimin në BE duhet t’i kryejnë detyrat karshi BE-së. Serioziteti përsëri nuk do të varet nga ne por nga vendosmëria e Amerikës dhe BE-së”, deklaroi tutje Ylli Hoxha.

Analisti Dibran Hoxha ka thënë se plani bazë i parimeve është pranuar dhe i njëjti është konfirmuar nga të dyja palët.

“Kanë konfirmuar se nuk kanë pajtueshmëri mbi aneksin, që i bie se mbi bazën e planit kanë pranim por nuk kanë pajtim se si do të shtrihet në kohë”, ka thënë Dibran Hoxha.

 

Sipas Hoxhës, pyetja që duhet të shtrohet është se si ne i shmangemi një detyrimi të nënshkruar më herët, i cili është Asociacioni.

“Neve nuk na intereson se si shtrihet në kohë dhe kur ndodh, por na intereson nëse ka mundësi të shmanget dhe si do të ndërrojë në përmbajtje ky koncept”, ka thënë Dibran Hoxha.

Zyrtari i PSD-së Zgjim Hyseni thotë se është i vetëdijshëm se ka presione nga bashkësia ndërkombëtare, por sipas tij me demarkacionin ka qenë presion shumë më i madh.

“Nëse për Asociacionin ka pasur presione nga fuqitë e mëdha për demarkacionin ka qenë në Kosovë edhe vet Bideni. Demarkacioni ka kaluar vetëm atëherë kur rezistenca ka mbaruar”.

Hyseni thotë se tashmë Asociacioni është pranuar dhe sipas tij dëshmi e kësaj është pranimi i pikës 10 të propozimit evropian nga Kurti e Vuçiq.

Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011.

Tani për tani të dyja vendet kanë synime të ndryshme për marrëveshjen finale.


Etiketa: oher

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Kurti – Pandurit: Ju dëgjoj pa problem, por unë mendoja se me keni thirrur për të folur

4 orë më parë
Showbiz

Elita Rudi përfundon në spital

5 orë më parë
Aktuale

Vendimi Kushtetueses mund ta rrëzojë presidenten

6 orë më parë
Aktuale

Kurti: Parimi ynë atëherë ka qenë “jo Zajednicës”, edhe sot jemi “jo Zajednicës”

6 orë më parë
Aktuale

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Kavajë, humbin jetën dy persona

7 orë më parë
Showbiz

Ronela Hajati ka një porosi për Albinën dhe familjen e saj në Eurovision 2023

7 orë më parë
Postimi tjetër

“Oscars 2023” arrin mbi 18 milionë shikime

Tri vdekje të dyshimta brenda 24 orëve të fundit

Shqiptar apo i huaj? Enisa zbulon si dëshiron ta ketë partnerin

TË FUNDIT

10 ushqime për të parandaluar lodhjen gjatë ditës në Ramazan

5 minuta më parë

Gjatë muajit të Ramazanit, muslimanët përmbahen nga ngrënia dhe pirja nga agimi deri në muzg. Rituali islamik mund të jetë...

Arsyet e pranuara për mosagjërim dhe zëvendësimi i tjetrit në agjërim

1 orë më parë

Arsyet e pranuara për mosagjërim janë 2 llojesh: - Arsyet e obliguara për mosagjërim; - Arsyet e lejuara për mosagjërim....

Kush janë të privuarit në Ramazan?

2 orë më parë

Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Dëshmojmë se nuk ka hyjni...

Horoskopi ditor, e enjte 30 mars 2023

3 orë më parë

Dashi Jeni të vendosur dhe të motivuar për të realizuar projektin tuaj. Kjo e enjte ka një fillim të mbarë,...

Pesë substancat që krijojnë më së shumti varshmëri

3 orë më parë

Cilat janë drogat që krijojnë më së shumti varshmëri në botë? Pyetja mund të duket e thjeshtë, por përgjigja varet...

Pas 17 vitesh martesë me 3 fëmijë, çifti e zbulojnë se janë kushërinj

4 orë më parë

Një çift i lumtur i martuar me tre fëmijë kanë treguar se si zbuluan se ishin të afërm pas një...

MË TË LEXUARAT

Ia pa hajrin Big Brother, Shpati nis lidhjen me modelen e njohur

Rezultatet se kë votuan shqiptarët për të larguar nga BBVA : Kiarën apo Oltën?

Plaku nga Drenica që gatuante fli për gruan e sëmurë tash ka mbetur i vetëm

Çfarë ndodh në trup kur flini më pak se gjashtë orë?

Lofata – Pema e dashurisë me vlera mjekësore

Animalistja shqiptare: Mishi i njeriut ka shumë shije nëse konsumohet

“Opozita le të më quan tradhtar”, zbulohen bisedat e Kurtit në Tiranë

Blero sjell një foto pranë të dashurës së re

Sulmi ndaj Top Channel, reagon edhe Fifi

Merr fund dilema, Lorenci pranon lidhjen me Keisin

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist