Reagime të mëdha në Kosovë ka pasur aplikimi i taksës në “Rrugën e Kombit” nga shteti shqiptar.

Kostoja e papërballueshme, jo rrallë herë kishte shkaktuar pakënaqësi jo vetëm tek kosovarët, mirëpo edhe tek shtetasit e veriut të Shqipërisë.

E kosovarët së shpejti do të paguajnë biletë edhe për autostradat në territorin e Republikës së Kosovës.

Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga ministria e Infrastrukturës.

Zëvendësministri, Rexhep Kadriu thotë se aplikimi i taksës në autostradat e Kosovës nuk pritet të fillojë këtë vit.Siç thotë ai, fillimisht duhet të kryhet studimi i fizibilitetit.

“Jemi duke punuar në studimin e fizibilieteti në vendosjen e biletave për pagesë të autostradave. Faktikisht nuk do të ndodh këtë vit, vitin e ardhshëm të shohim se deri ku po mbërrijmë në këtë situatë me kry studimin e fizibilitetit dhe me pa sa do të jetë kostoja”, thotë ai.

Sidoqoftë, nga ministria e Infrastrukturës premtojnë se kostoja nuk do të jetë sa ajo e “Rrugës së Kombit”.

MUND TË JU PËLQEJNË