Policia e Kosovës ka njoftuar se tash e një javë një person i moshës 44 vjeç nga Podujeva është raportuar i zhdukur.

Policia përmes një njoftimi tregon se, që nga data 16 maj nuk ka pasur asnjë rezultat në zbardhjen e rastit.

Ata gjithashtu kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për të zbardhur këtë rast.

“Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë policinë në linjën emergjente 192”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky është njoftimi i Policisë:

Ju njoftojmë se më datë 16.05.2019, në polici është raportuar për një person të zhdukur.

Që nga kjo datë deri më tani, nuk ka asnjë rezultat për zbardhjen e rastit, prandaj kërkojmë edhe ndihmën e qytetarëve.

Bëhet fjalë për Hetem Dedaj, i lindur në vitin 1975, banues në rrugën 19 Qershori në Podujevë.

Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë policinë në linjën emergjente 192. /gazetametro.net

Loading...

MUND TË JU PËLQEJNË