Reperja e re, Tayna, është shndërruar në një prej emrave më të pëlqyer të momentit

Ajo ka qenë shumë aktive këtë verë me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.

Trendi i femrave të reja në estradë që këndojnë ‘hip-hop’ është bërë shumë i përhapur së fundmi. Teksa mënyra më e mirë drejt ngjitjes në karrierë, është të bësh ‘diss’ ndaj dikujt tjetër.

Diçka e tillë ka filluar të ndodhë edhe me Taynën, e cila në një shkrim të publikuar së fundmi në InstaStory. Ka treguar se nuk ka diçka personale me askënd, por ata që i bëjnë ‘diss’ duhet të kenë kujdes.

“Nuk kam asnjë problem me asnjërën, edhe kam dëshirë që femrat të jenë sa më lart me arrit, por duke mos e gënjyer veten. Ama kur t’më kapesh mua, duhesh me u mendu dy herë”, ka shkruar Tayna.

Tutje, ajo i kundërpërgjigjet edhe disa prej atyre që kanë hedhur dyshime në shkollimin e saj.

“Edhe sa për fakultet, atë e kryej edhe unë me shumë qejf, por s’bën me bo diçka që s’din vetëm sepse është në trend”, ka përfunduar Tayna.

MUND TË JU PËLQEJNË