Rep artistja Tayna po vazhdon të ketë sukses me muzikën e saj, e që ka mbledhur pas vetës mijëra adhurues, shkruan “Kosovarja”.

Hyri fuqishëm në botën e muzikës me “Columbiana”,e për një kohë shumë të shkurtër arriti të marrë vëmendje dhe të bëhet më e kërkuara e zhanrit të saj.

E kjo famë e saj, bëri që Tayna të jetë edhe më shumë aktive si me këngë, poashtu me postime në rrjetet sociale.

Ajo po cilësohet si një femër tërheqëse dhe me linja të përsosura trupore, ku shpesh ndanë fotografi provokuese.

Edhe këtë herë ajo ka ndarë një foto në Instagram, e ulur në një kolltuk duke marrë poza provokuese.

Ajo qka bie në sy është komenti me shaka i Ermal Mamaqit: “lal duhet ulesh nga ana tjeter. Ajo e gjata aty përpallë është mbështetësja. Kto 2 anash janë për duart. Atë poshtë e ke ok,dmth aty e ke gjet,se për ty ulur është. 🤣”, i thotë ai, e që merr një përgjigje epike nga Tayna.

“@ermalmamaqiofficial edhe titullin “2 gishta mjalte” s’e kemi kuptu po prap na pelqej filmi thjesht shijo pamjen ”, ia ktheu ajo.

Ndryshe, Tayna ka realizuar tri këngë dhe ka paralajmëruar se do të realizojë edhe këngë të tjera të reja për adhuruesit e saj./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË