Rep artistja Tayna po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe gjatë ditëve të karantinës.
Postimet atraktive nuk po janë të pakta nga ana e saj, ndaj edhe publiku ka kthyer sy e vesh nga ajo, shkruan “Kosovarja”.
E një artiste si Tayna, nuk e la as muajin e karantinës ti shkoi i zbrasët pa ndonjë projekt. Projekti i saj ‘A jo’, po pëlqehet mjaft shumë nga publiku.
Përveç tjerash gjatë këtij muaji Tayna po e shfrytëzon të jetë afër familjes.
Sot solli një imazh me nënën e saj. Një zonjë e re, e bukur kjo është gruaja që solli në jetë artisten që po bën nam tash e sa vite në skenën muzikore.
Duke parë pamjen e saj, me keqardhje por Taynes duhet ti themi se më të bukur e paska nënën apo?/Kosovarja/.