Se është ndër yjet më të ndjekur dhe më të përfolura është dëshmuar tashmë e sa kohë.

Është fjala për reperen më të njohur Taynën, e cila nuk ndali kurrë së sjelluri hite dhe projekte afatgjate në skenën muzikore, shkruan Kosovarja.

Nuk numëron shumë vite në skenë, por për aq kohë sa është prezente lirshëm mund të themi se nuk ka konkurencë pasi është e veçantë.

Sa herë merr pjesë në mbrëmje të ndryshme, sallën e ka të mbushur nga fansat e saj, dhe për këtë kujdeset të iu dhurojë atmosferë të paharrueshme.

Kjo gjë e ka bërë ende më të komentuar dhe ka ndikuar që emri i saj të rrjedhojë në çdo faqe rozë dhe të mos ia lëshojë rendin askush për shkrime.

Tayna, poashtu u bë emër i pandarë i mediave, për shkak të pamjes së saj dhe stilit që ka dhe paraqet në publik.

Duke mos përjashtuar asnjëherë dhe paraqitjet që sjell në faqen e saj personale Instagram.

Së fundi, Tayna aq shumë u thye në bel për një fotografi, sa nuk mendoi për rrezikun në vijim. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË