Në vazhdën e aktiviteteve të punës së organizuar nëpër burgje, të mbështetur nga organizata joqeveritare “ Help Kosovo”, të burgosurit e Burgut të Sigurisë së Lartë, kanë filluar prodhimin e shtretërve nga druri.

Të burgosurit e BSL-së, përveç se kanë aktivitete të shumta sportive, ata zhvillojnë edhe aktivitete tjera, me të cilat shprehin talentin në punën dhe zanatet e tyre që ata zotërojnë.Përmes këtij projekti synohet të ndikohet në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur.

Qëllimi i projektit është ngritja e kapaciteteve të grupeve të cenueshme në sferën ekonomike dhe shoqërore, në mënyrë që të ju krijohen mundësitë për pjesëmarrje aktive në shoqëri.Kjo përmirëson mundësitë e të burgosurit për të jetuar edhe pas lirimit. Përveç kësaj, puna normalizon jetën e përditshme në burg.Secili punim i kryer nga të burgosurit në punëtoritë e SHKK-së, kryesisht përdoren për nevojat e qendrave korrektuese dhe atyre të paraburgimit. Disa prej tyre jepen edhe donacion. /Gazeta Blic/

MUND TË JU PËLQEJNË