Nëse veç jeni pak pesimist, atëherë ky lajm nuk do t’ju bëjë të ndiheni më mirë.

Kjo sepse, sipas studimeve të reja, optimistët kanë tendenca të bëjnë gjumë më kualitativ sesa ata që mendojnë negativisht.

Hulumtuesit e universitetit Illinois i kanë anketuar më shumë se 3,500 njerëz mes moshave 32 dhe 51 vjet, duke dhe kanë zbuluar se ata të cilët shënojnë pikë më të larta në teste të optimizmit kanë tendenca të bëjnë gjumë më kualitativ.

Ata me nivele më të larta të optimizmit priren t’i bëjnë rreth 6 deri 9 orë gjumë çdo natë dhe kanë më pak shanse të vuajnë nga pagjumësia apo të ndihen të përgjumur gjatë ditës.

Megjithatë, shkencëtarët ende nuk e dinë se përse ndodh kjo.

Por, nëse veç jeni duke pasur probleme me gjumë, largojeni stresin dhe mendoni pozitivisht.

MUND TË JU PËLQEJNË