Të shtëna me armë në Prishtinë, i dyshuari: Gjuajta për argëtim

nga Revista Kosovarja

Të shtëna me armë zjarri ka pasur mbrëmjen e së martës në Badovc të Prishtinës.

I dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar se ka shtënë me armë për argëtim.

Policia në vendngjarje ka sekuestruar 9 gëzhoja.

“Njësia policore i është përgjigjur një informate për të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë hasur në të dyshuarin nga i cili kanë sekuestruar një pistoletë dhe një thikë. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 9 gëzhoja. I dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar se ka shtënë me armë për argëtim. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]