Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një personi në Prishtinë
Para pak minutash ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një personi në Prishtinë.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ai tha se nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar, teksa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Në orën 10:48 në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari”në Prishtinë ka pasë të shtëna me armë zjarri në drejtim te viktimes m/k/sh. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, të lënduar nga arma nuk ka. Policia janë duke u marrë me rastin”, tha Hoxha.