Nëse e gjen veten duke kaluar orë të tëra duke analizuar fjalët dhe veprat e tij, gjatë dhe pas ndarjes, kjo është shenjë e qartë se ke një problem serioz. Tentimi për të studiuar çdo veprim të tij gjatë dhe pas ndarjes, tregon se sa jeni e dëshpëruar.

Edhe pse vazhdimisht insiston se çdo gjë është në rregull, ekzistojnë shenja të qarta që e flasin të kundërtën. Nëse të ka ndodhur situata në të cilën jeni të dashuruar në dikë i cili nuk ndan të njëjta ndjenja ndaj jush, besojmë se nuk e keni aspak të lehtë.

Mirëpo, të bindurit e vetvetes dhe të tjerëve se çdo gjë është në rregull, edhe më shumë mund ta keqësojë gjendjen. Ne ju sjellim disa shenja të qarta për zemrën e thyer.

Depresioni

Gjendja në të cilën ndjehesh e vetmuar dhe mendon se tërë jetën do të jesh e vetme dhe do të vuash. Nëse e ke këtë gjendje, atëherë kjo tregon qartë se ju jeni duke u zhytur në depresion të thellë.

Izolimi

Më asgjë nuk të intereson, duke përfshirë as shoqërimi me shoqet, të cilat më parë i ke adhuruar dhe shumicën e kohës së lirë e ke kaluar me ato. Po ashtu, përnjëherë ndjen sikur askush nga personat e afërt, nuk të kupton dhe nuk mundohet të të ndihmojë. Kjo tregon qartë se ju dalëngadalë po e izoloni veten dhe kjo gjendje gjithnjë e më shumë po del jashtë kontrollit.

Lodhja

Stresi të lodh, prandaj më nuk ke forcë gati për asgjë. Nuk të dilet jashtë, nuk shikon programe televizive, nuk merresh me ndonjë sport zbavitës, e të ngjashme.

Oreksi

Të vjen për të vjellë vetëm nga të menduarit për ushqim, ndërsa edhe peshorja dita ditë tregon për peshën tuaj në rënie. Të kota janë edhe përpjekjet e të afërme tuaj që t’ju bëj të hani, pasi tashmë e keni humbur shijen për ushqimin.

Opsesioni

Këtu para se gjithash mendojmë në kontrollimin e pandërprerë të celularit, rrjeteve sociale dhe e-maile-ve, vetëm për të parë nëse personi të cilin e dashuroni, është lajmëruar. Ky opsesion vetëm sa e keqëson gjendjen tuaj sa herë që shihni se ai nuk ka tentuar aspak t’ju kontaktoj.

Analizimi

Nëse e gjen veten duke kaluar orë të tëra duke analizuar fjalët dhe veprat e tij, gjatë dhe pas ndarjes, kjo është shenjë e qartë se ke një problem serioz. Tentimi për të studiuar çdo veprim të tij gjatë dhe pas ndarjes, tregon se sa jeni e dëshpëruar.

Pagjumësia

Njerëzit që vuajnë e kanë edhe një problem të përbashkët dhe ai është me gjumin. Pagjumësia mund të shndërrohet në një problem të madh, prandaj ka ardhur koha që për këtë problem të fillosh të merresh sa më parë që të jetë e mundur. Nëse këtë problem mundohesh ta injorosh, atëherë vërtetë e rrezikon seriozisht shëndetin tënd dhe pasojat do të jenë të pariparueshme.

Interesimi i gabuar

Vazhdon të interesohesh nëse ish-i juaj ka gjetur apo jo të dashur të re. U kërkon shoqeve tuaja që ta ndjekin në çdo hap për të kuptuar nëse ai po takohet me dikë tjetër. Edhe vet në rrjetet sociale shikon nëse ai ka postuar ndonjë foto të re me ndonjë femër. Ky është një gabim i radhës, i cili vetëm sa e rëndon gjendjen tuaj edhe ashtu të rënduar./ZERI

MUND TË JU PËLQEJNË