Mediat e huaja shkruajnë për telenovelat turke.

Telenovela të tilla si “Sulejmani i Madhërishëm” kanë arritur të konkurojnë famën e serialeve televizivë amerikanë, duke u shpërndarë në Lindjen e Mesme, Azi dhe Amerikën Latine.

Arsyet e këtij suksesi i analizon për gazetën “The Guardia” gazetarja Fatima Bhuto në artikullin “Si televizioni turk po pushton botën”. Më poshtë po sjellim shkrimin e “The Guardian”:

Falë shpërndarjes ndërkombëtare dhe shikueshmërisë në mbarë botën, Turqia renditet vendi i dytë në botë pas SHBA-ve për shpërndarjen e filmave seriale televizivë — me shikueshmëri të lartë në Rusi, Kinë, Kore dhe Amerikën Latine.

Konsumuesi më i madh është Kili dhe më pas renditet Meksika dhe, Argjentina, e cila paguan më shumë krahasuar me vendet e tjera për të blerë të drejtën e transmetimit.

Që nga viti 2002, rreth 150 telenovela turke janë shitur në më shumë se 100 vende të botës, përfshirë Algjerinë, Marokun, Bullgarinë, transmeton lapsi.

Sipas studiuesve, suksesi ndërkombëtar i këtij lloj televizioni është thjesht një shenjë e formimit të një kulture të re të masës. Ndërsa, prodhuesit turq të filmave shprehen se suksesi i tyre është pjesërisht falë faktit se ato flasin për ndjenjat e njerëzve, për familjen, në ndryshim nga filmat amerikan që kanë për qëllim më shumë zbavitjen.

Këto lloj telenovelash nuk kanë hyrë në botën anglisht folëse. Sipas një prodhuesje turke telenovelash audienca në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar nuk i pëlqen filmat me titra, dhe ndoshta sepse këto flasin “për shtetin islamik.”

Ndërkohë, në mars të vitit 2018, kanali më i madh privat në lindjen e mesme MCB vendosi të ndalojë transmetimin e filmave turq. Arsyeja zyrtarisht ende nuk është bërë e ditur, por mendohet që ka lidhje me vendimin e Turqisë për të mbështetur Katarin, pas embargos së vendosur ndaj këtij të fundit nga Arabia Saudite.

Por, pavarësisht mos transmetimit të telenovelave turke në Lindjen e Mesme, tregu më i madh i tyre, qeveria turke shpreson se deri në 2023 të fitojë 1 bilionë dollarë nga shitja e tyre.

MUND TË JU PËLQEJNË