Një person ka tentuar të kontrabandojë mallra komerciale nga Serbia në Kosovë, por në momentin që e ka parë policinë, ai është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Korminjan, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

Pasi e ka vërejtur policinë, ai e ka braktisur traktorin me rimorkion e ngarkuar me mallra komerciale në fshatin Korminjan. Me vendim të prokurorit, traktori së bashku me mallrat është dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme./GazetaExpress

MUND TË JU PËLQEJNË