fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Tërheqja e mjeteve nga Trusti shqyrtohet sërish të enjten në Kuvend, LVV vazhdon ta kundërshtoj

nga Revista Kosovarja
5 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Projektligji për tërheqjen e një pjese të kursimeve pensionale nga Trusti, do të jetë në shqyrtim në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës.

Kjo çështje do të jetë si pikë e parë e rendit të ditës. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit ku janë caktuar dy seanca plenare për këtë javë.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Ableard Tahiri u shpreh se qytetarët janë duke pritur lejimin për të tërhequr nga 10 deri në 30% të kursimeve në Fondin e Kursimeve Pensionale.

“Shpresojmë që të gjithë deputetët do të reflektojnë kësaj kërkese të qytetarëve të Kosovës, është e rëndësishme për secilën familje e cila do ta zbusë sado pak gjendjen e rëndë të cilën janë duke e përballuar, e dimë inflacioni shumë i lartë, pagat janë zhvlerësuar dhe nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet që i kanë familjet në vend, qofshin policit, arsimtarit, qofshin profesorët, mjekët, të gjithë që paguhen nga buxheti i Kosovës dhe urojmë që ditën e enjte do të kalojë në lexim të parë dhe të mos refuzohet ashtu siç është refuzuar herën e kaluar”, deklaroi Tahiri.

Mirëpo, Lëvizja Vetëvendosje, si grupi më i madh parlamentar, vijon ta kundërshtojë këtë iniciativë.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, konfirmoi se partia e saj nuk ka ndryshuar qëndrim rreth kësaj çështjeje dhe sërish e kundërshton tërheqjen e kursimeve pensionale.

“Qëndrimi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje është i qartë, nuk e kemi mbështetur tërheqjen e 30%s-hit të Fondit të Kursimeve Pensionale, konsiderojmë se në aspektin ekonomik mund të ketë një ndjesi të zgjidhjes në aspektin afatshkurtër megjithatë në të njëjtën periudhë kohore do të ketë ndikim afatmesëm dhe afatgjatë negativ edhe në mirëqenien e qytetarëve edhe në parametra të tjerë ekonomikë, përfshirë edhe ngritjen e çmimeve, sasinë e cash-it në qarkullim dhe humbjen e sigurisë për të ardhmen për të gjithë ata që i tërheqin Fondin e Kursimeve Pensionale kur të arrijnë moshën e pensionimit”, deklaroi Kusari-Lila.

Në qershor të vitit të kaluar, përkundër debateve propozimi për tërheqjen e kursimeve pensionale nuk kaloi.


Etiketa: TrustiLVVKuvend

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Të gjitha vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e sotme

55 minuta më parë
Aktuale

Remzi Ejupi: Takimi me Kadarenë pas 11 vitesh

1 orë më parë
Aktuale

Pacolli: Situata në veri pasojë e kokfortësisë së Kurtit, pa SHBA-të nuk mundemi me mbijetu asnjë ditë

2 orë më parë
Aktuale

Sonte protestë në Deçan për Donjeta Pajazitajn

3 orë më parë
Aktuale

“S’do të jem kryeministër i Serbisë”, Daçiq hedh poshtë raportimet

3 orë më parë
Aktuale

Euronews Albania: Kurti e Sveçla rrezikojnë “non-grata”-n

4 orë më parë
Postimi tjetër

Gërvalla: Qeveria nuk do të kërkoi rrugica për të impelementuar një asociacion që shkel Kushtetutën e vendit

Mbreti Charles shmang konfliktin me Harry-n, ka një frikë

Pas përkrahjes publike për Kiara Titon, Butrint Imeri paralajmëron një befasi

TË FUNDIT

Cilat janë përfitimet e leximit të çdoditshëm?

37 minuta më parë

Pavarësisht se në çfarë moshe jeni, leximi është gjithmonë një mundësi e shkëlqyer për të ruajtur kondicionin mendor. Mendja e...

Eros Grezda bëhet baba për herë të parë

47 minuta më parë

Futbollisti i njohur shqiptar, Eroz Grezda dhe bashkëshortja e tij Ajsle Abazi janë bërë prindër për herë të parë. Këtë...

Shikoni se si mund ta përdorni shallin për të mbajtur fëmijën në vetëm një minutë

51 minuta më parë

Shallet për bebe janë bërë një mbajtëse moderne dhe praktike e përdorur nga gjithnjë e më shumë prindër. Një nga...

Të gjitha vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e sotme

55 minuta më parë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës, të 145-tën me radhë, në të cilën ka miratuar: ·...

No signal TV color test screen vector background

A e dini për çfarë shërbenin format shumëngjyrëshe dhe tingujt irritues që shfaqeshin në televizorët e vjetër?

1 orë më parë

Shumë kujtojnë format shumëngjyrëshe dhe tingujt irritues që shfaqeshin herë pas here në televizorët e vjetër. Këto forma kanë një...

Ja publikoi mesazhet private, flet për herë të parë psikologia e Efit

1 orë më parë

Kur Efi ishte në “Big Brother VIP”, psikologia e saj publikoi disa biseda pas debateve që ajo pati me Zhaklin...

MË TË LEXUARAT

Situata në veri, sjellë dëme për bizneset në eksport e import, frikësim edhe për investitorët e huaj

A ju kujtohet “Dr Rrumbullaku”? Kështu po duket sot

Komandot e Turqisë vijnë në Kosovë

“S’i mbyll sytë para kriminelëve në Veri”, Kurti tregon tri kategoritë e protestuesve serbë para deputetëve

Kaq ëmbël ja shpreh dashurinë burrit të saj Adelina Thaçi

Po divorcohen Harry dhe Meghan?

Serbët e shkruajnë emrin e Hetemit në trupin e një dhie, i vendosin vello dhe disa lule

Don Xhoni i dedikon këngë modelës ruse

KFOR-i ndihmon Policinë e Kosovës të largojnë veturën e bllokuar nga protestuesit serbë në Zveçan

S’do të ketë më motele afër shtëpive të banimit

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist