Lëkundje toke janë ndjerë para pak çastesh në disa qytete të Kosovës.

Dridhjet më të mëdha janë ndjerë në rajonin e Dukagjinit, më konkretisht në Pejë, ku banorët kanë dëgjuar lëkundjet e tokës në orën 16:05.

Epiqendra e tërmetit me magnitudë 5.8 ka qenë në detin Adriatik, 1 km nga qyteti i Durrësit.

Ndryshe, dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës.

MUND TË JU PËLQEJNË