Vala

Tre ish- komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Sylejman Selimi, Sami Lushtaku e pjesëtarë të tjerë kanë “festuar” bombardimet e NATO-s ndaj caqeve serbe me ushqim tradicional në odën e Jetullah Gecit

Me fli, speca, djathë e në fund me çaj, tashmë presidenti i vendit, Hashim Thaçi me bashkëpunëtorë, pikërisht në 20 vjetorin e sulmeve të NATO-s kanë festuar në odën e Gecit në Llaushë të Skënderajt.Këtë e ka bërë të ditur njëri prej anëtarëve të familjes Geci në rrjetin social Facebook ku edhe i ka bashkëngjitur disa fotografi të ndejës, raporton Gazeta Blic.

Lidhur me këtë, nuk janë dhënë edhe shumë detaje. Ajo që bie në sy, është humori i mirë i të pranishmëve, pikërisht në 20 vjetorin e sulmeve të NATO-s ndaj Serbisë.Ndryshe, sot 20 vjet më parë në orën 19.45 minuta filluan sulmet e para ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e pati dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe atë kohë shefi i Aleancës Veriatlantike, Havier Solana.

MUND TË JU PËLQEJNË