I ftuar në intervistën “50 pyetje” të “Prive” ishte Sevdai Radogoshi në popull i njohur me nofkën Qumili.
Aktori i humorit zbuloi shumë të pathëna nga përditshmëria dhe profesioni i tij, shkruan “Kosovarja”.
Në mesin e pyetjeve ai tregoi se a janë të vërteta thënjet në formë batute që tregohen për Gjakovarët, duke qenë se artisti është nga ky vend.
Qumili tha se thënje që Gjakovarët janë “koprracë” nuk është fare e vërtetë pasi siç tha ai Gjakovarët janë mjaftë “Kavalierë”.
Ai shtoi se ato thënje janë vetëm shaka dhe se gjysmën e tyre edhe ai vetë i ka krijuar.