Sot rreth orës 15:30 është sulmuar me thikë një grua nga bashkëshorti i saj në Gjakovë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Sipas mjekëve gjendja e të dëmtuarës është stabile.
“Datë 31.03.2021 rreth orës 15:30, Stacioni policor- Gjakovë ka pranuar informatë se një person i gjinisë femërore është sulmuar nga një person në rr. UÇK në Gjakovë. Patrulla policore i është përgjigjur rastit, dhe me të dalur në vend të ngjarjes ka takuar viktimën femër e cila dyshohet që është sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) nga burri i saj ““Viktima është dërguar me Autoambulancë në Emergjencën e Spitalit Rajonale “Isa Grezda” në Gjakovë, pasi që ka pësuar disa lëndime ne qafë dhe dorë nga goditjet e të dyshuarit. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e viktimës është stabile. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, njësitet policore janë duke e kërkuar te dyshuarin. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitet relevante policore dhe Prokurori Kujdestar”, tha ai.