LDK, me Isa Mustafën në krye, ka marrë rolin qendror për ta quar PDK-në në opozitë, shkruan “Kosovarja”.

“Vetëvendosja” është treguar pro koalicionit parazgjedhor ende pa u shpërndarë Parlamenti, e që pritet të ndodhë më 22 gusht.

Gjithashtu, LDK-ja i ka zhvilluar bisedat e para me PSD-në, me Shpend Ahmetin, rreth një koalicioni parazgjedhor dhe ngjashëm është shprehur edhe NISMA e Fatmir Limajt dhe AAK-ja e Ramush Haradinajt.

Dhe, nëse i gjithë ky spektër politik bëhet bashkë në një koalicion parazgjedhor, gjërat janë të kryera sa u përket blloqeve politike, e që do ta bëjnë qeverinë e re.

Besohet se VV dhe LDK-ja kanë një marrëveshje për kryeministrin dhe ai do të jetë njëri nga këto dy parti, nëse definitivisht do të shkojnë bashkë me marrëveshje në zgjedhjet e reja.

E, nëse këto parti bëhen bashkë për një koalicion parazgjedhor, qeveria ka gjasa të formohet para fundvitit.

Blloku parazgjedhor mund të merret vesh qysh në këtë fazë për poste qeveritare: për kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe kabinetin qeveritar.

Blloku që mund të quhet i Isa Mustafës, pra i LDK-së, ka gjasa ta përkrahë Ramush Haradinajn për kryeministër, me disa modifikime, nëse këmbëngulë Bashkësia Ndërkombëtare me SHBA-të në krye për t’i dhënë inercion marrëveshjes me Serbinë dhe kjo me një kusht: Ta çojnë PDK-në në opozitë, e që është interes madhor i Kosovës.

Taksa dhe prioritetet
Taksa nuk ka gjasa të mbetët në fuqinë e asnjë qeverie që do të formohet, apo ajo do të pësojë ndryshime substanciale, duke u pezulluar përkohësisht, për t’i dhënë frymë dialogut të ndërprerë.

Qeveria Haradinaj ka qenë organizim që i ka dhënë identitet shtetit dhe ka treguar se Republika e Kosovës ka potencial për vendime të mëdha sovrane.

Por, t’i kthemi të tashmes…
Ajo çka po vjen e po duket është se partitë nuk kanë programe! Partitë po thirren në programe, por programe nuk kanë!

As pretendentët e ardhshëm, duke i njohur nga jeta politike, nuk kanë programe. Pretendentët, para së gjithash, duhet të flasin për një qeveri përgjysmë më të vogël se kjo që e kemi pasur.

Duhet të zvogëlohen shpenzimet për zyrtarë qeveritarë dhe duhet të ekonomizohen mjetet financiare, duke u racionalizuar konform shërbimeve.

Nëse do të kishte program qeveritar, nuk do të kishte kuptim të shpaloset po qe se nuk ka prioritet ngritja e standardit qytetar në vend.

Populli është lodhur me asfalt dhe tenderomani, detajet e të cilëve shpalosen pas dy-tre vjetësh pasi të kryhen punët, apo atëherë kur të jenë shpenzuar paratë publike!

Dhe, ajo që është irrituese qysh tash, është kur e dëgjon një lider partiak duke thënë se nuk dimë a na bashkon programi…

E, unë u them se ju bashkon të gjithëve programi anarkik, sepse deri më tash asnjë parti nuk ka pasur program të mirëfilltë për zhvillimin e vendit! Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË