Dua Lipa fundjavën e kaluar ka qëndruar në Kosovë.

Dua Lipa javën e kaluar erdhi në Kosovë, për të qenë e pranishme në festivalin “Sunny Hill”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja përcolli nga afër performancat e artistëve gjatë tri netëve sa zgjati ky festival, madje në natën e tretë performoi bashkë me Calvin Harris.

Së fundi, këngëtarja ka udhëtuar drejt Los Angeles, nga ku publikoi edhe disa imazhe në rrjete sociale.

“Unë jam mirë?”, është mbishkrimi që Dua ua ka lënë fotografive, ku shihet e veshur e tëra në të zeza.

Për ndryshe, këngëtarja po punon shumë rreth këngëve që do t’i përfshijë në albumin e ri, i cili ka premtuar se do të jetë më ndryshe prej të tjerëve.

 

MUND TË JU PËLQEJNË