Connor Cruise u adoptua nga Tom Cruise dhe Nicole Kidman përgjatë martesës së tyre. Si rrallë herë, ai u shfaq publikisht në Londër përkrah babait të tij.

Të shtunën, aktori 57-vjeçar dhe djali i tij u panë duke shkuar drejt aeroplanit privat të tyre në Londër. Pastaj, Tom po i tregonte djalit të tij disa informacione bazike për aviacion, transmeton rtv21.tv

Connor u adoptua nga çifti gjatë martesës së tyre, së bashku me vajzën e tyre, Isabella (Bella), 26-vjeçare. Aktori po ashtu ka edhe një vajzë 13-vjeçe me ish-gruan e tij, Katie Holmes. Bella dhe Connor mbajtë jetën e tyre larg mediave. 26-vjeçarja jeton në Londër me bashkëshortin e saj, Max Parker, me të cilin u martua në vitin 2015.

Në anën tjetër, Connor jeton në Clearwater të Floridës. Dikur ishte DJ, ndërsa tani po kalon kohë në peshkim, madje edhe me sporte tjera.

MUND TË JU PËLQEJNË